Albspirit

Media/News/Publishing

Miratimi reformës, reagon ambasadori amerikan: Fitore e popullit shqiptar

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, e cilësoi miratimin e reformës në drejtësi nga Kuvendi si një fitore për popullin shqiptar. Në një deklaratë menjëherë pas votimit të ndryshimeve kushtetuese, ambasadori amerikan shprehet se, “miratimi i reformës në drejtësi, mbi të gjitha, është një fitore për popullin shqiptar”.

Më poshtë deklarata e LU.

Miratimi i reformës në drejtësi, mbi të gjitha, është një fitore për popullin shqiptar. Përkushtimi juaj e ka bërë Shqipërinë një vend më të drejtë dhe më demokratik. Përgëzoj parlamentin për gjetjen e konsensusit nën trysni jashtëzakonisht të madhe.

Shtetet e Bashkuara janë krenare që kanë mbështetur hartimin dhe negocimin e kësaj pakete të reforme fortë dhe presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë jetëgjatë, e cila tani është shumë më e fortë.

Please follow and like us: