Punësimi ligjor në Zelandën e Re, kërkesat për shqiptarët.
Punësimi ligjor në Zelandën e Re, kërkesat për shqiptarët.
Kjo paketë informuese u përgatit në kuadër të projektit për Ndërgjegjësim për Promovimin e Migracionit të Rregullt në Ballkanin Perëndimor të financuar nga BE.
PAKETË INFORMUESE PËR ZELANDËN E RE
Kushtet e përgjithshme të hyrjes dhe informacion për vizat: Në rast se doni të qëndroni përkohësisht në Zelandën e Re, mund t’ju nevojitet të aplikoni për një vizë vizitori ose leje kur nuk do të studioni ose punoni. Kur ju jepet leje, mund të qëndroni në Zelandën e Re deri në 9 muaj. Kushtet e përgjithshme për vizë: gëzoni shëndet të mirë, jeni me karakter të mirë, viza për të cilën po aplikoni përputhet më qëllimet e vizitës suaj, pasaporta e vlefshme për të paktën 3 muaj pas datës kur keni planifikuar të largoheni nga Zelanda e Re, prova se keni planifikuar të largoheni nga Zelanda e Re. Duhet të vërtetoni se keni plane dhe mjete për t’u larguar brenda periudhës së vlefshmërisë së lejes suaj. Prova të përshtatshme mund të përfshijnë: bileta udhëtimi të blera (të konfirmuara ose me datë kthimi të hapur) për t’u larguar nga Zelanda e Re drejt një vendi ku keni të drejtën të shkoni; konfirmim me shkrim nga linja ajrore ose nga agjencia e udhëtimit se është prenotuar dhe paguar një udhëtim i ardhshëm për t’u larguar; vërtetim se keni fonde. Gjithashtu, është e nevojshme që të vërtetoni se keni para të mjaftueshme për të siguruar jetesën gjatë qëndrimit tuaj. Kjo do të thotë se keni minimalisht: – NZ$1000 për person për secilin muaj të vizitës, ose – NZ$400 për person për muaj nëse keni paguar tashmë për akomodimin – duhet të vërtetoni se e keni bërë këtë pagesë, nëpërmjet dokumenteve si: fatura të parapaguara hoteli. Prova të pranueshme të fondeve të mjaftueshme mund të demonstrohen në formën e: parave të thata, çeqeve të udhëtarëve, drafteve bankare, kartave të njohura të kreditit të cilat kanë kredit të mjaftueshëm. Rekomandohet që vizitorët të kenë deklaratë të përditësuar të gjendjes së kartës së kreditit. Prova të tjera të pranueshme janë deklarata e një sponsori nga Zelanda e Re që merr përsipër të paguajë strehimin dhe jetesën tuaj. – Shihni Formularin e Sponsorizimit për të Vizituar Zelandën e Re (NZIS 1025) PDF. http://www.immigration.govt.nz/NR/rdonlyres/31F1BFFC-2BB2-442D-981A-30FB01F4C18E/0/1025.pdf.
Dhënia e Lejes
Nëse ju jepet leje vizitori duhet të plotësoni disa kushte gjatë qëndrimit tuaj: Nuk mund të punoni ndërkohë që jeni në Zelandën e Re (me përjashtim të rastit kur kërkoni dhe ju jepet një leje pune); Nuk mund të studioni për më shumë se tre muaj ndërkohë që jeni në Zelandën e Re (me përjashtim të rastit kur kërkoni dhe ju jepet leje studenti); Duhet të respektoni ligjet e Zelandës së Re; • Duhet të qëndroni në Zelandën e Re për aq kohë sa lejoheni nga leja juaj. Kontrolloni në këtë link për të parë se ku duhet ta dërgoni aplikimin tuaj për vizë: http://www.immigration.govt.nz/migrant/stream/visit/visitors/process/default.htm
Imigraconi për qëllime punësimi
- kushtet e hyrjes dhe të qëndrimit të punëtorëve të huaj
- Kategoria e Migrantëve të Kualifikuar
Kategoria e Migrantëve të Kualifikuar është për ata njerëz që kanë aftësitë, kualifikimet dhe përvojën e kërkuar dhe të cilët dëshirojnë të jetojnë dhe të punojnë përgjithmonë në Zelandën e Re. Ju dhe familjarët tuaj që janë të përfshirë në aplikim duhet të plotësoni standardet e mëposhtme.
- Shëndeti: Duhet të gëzoni shëndet të mirë. Nëse Shprehja e Interesit pranohet dhe ju ftoheni për të aplikuar për qëndrim, do të duhet të kryeni një kontroll tek një mjek i miratuar. Aplikimi juaj duhet të shoqërohet nga vërtetime mjekësore dhe radiografi të kraharorit për secilin person.
- Karakteri: Duhet të keni karakter të mirë. Duhet të sillni një vërtetim nga policia dhe prova për të gjithë aplikanët mbi 17 vjeç. Disa persona të cilët kanë kryer krime të rënda nuk do të lejohen fare të hyjnë në Zelandën e Re. Seksioni 7(1) i Ligjit për Imigracionin paraqet kushtet të cilat ju skualifikojnë.
- Njohuritë e gjuhës angleze: Duhet të flisni mjaftueshëm anglisht. Nëse jeni aplikanti kryesor ose jo, duhet të arrini një farë niveli të njohurive të gjuhës angleze të folur dhe të shkruar.
- Regjistrimi profesional: Në disa fusha të punës, do t’ju duhet të siguroni se keni regjistrim profesional nëse doni të punoni në Zelandën e Re. Nëse ju nevojitet regjistrim dhe nuk e keni, nuk do të mund të punoni në profesionin e zgjedhur në kuadrin e Kategorisë së Migrantëve të Kualifikuar. Industritë që kanë kërkesa të mëdha për punonjës të kualifikuar përfshijnë: Arsimin; Shëndetësinë dhe grupet mjekësore; Teknologjinë e informacionit dhe të komunikimeve; Bujqësinë dhe zhvillimin e fermave; Inxhinierinë dhe Tregtinë. Lista e Kualifikimeve për Nevoja të Menjëhershme identifikon punët dhe kualifikimet që nevojiten në Zelandën e Re, sipas rajoneve. Lista e Kualifikimeve për Nevoja Afatgjata tregon zonat ku Zelanda e Re ka mungesa të vazhdueshme për persona të kualifikuar. Më shumë informacion në: http://www.immigration.govt.nz/migrant/stream/work/skilledmigrant/
- Punësimi për Qëndrim
Kategoria Punësim për Qëndrim ju lejon të merrni një vizë të përkohshme pune dhe/ose lejeje si një hap drejt përfitimit të qëndrimit të përhershëm. Aplikantët mund të kualifikohen në profesionet e kërkuara në Zelandën e Re ose mund të kenë talente të jashtëzakonshme në sporte ose në fushën e artit. Duhet të plotësoni disa kritere për të marrë vizë dhe/ose leje pune në kuadrin e kategorisë Punësimi për Qëndrim. Në këtë seksion mund të shihni nëse ju nevojitet vizë ose leje pune, nëse i plotësoni kriteret dhe se çfarë ju lejon të keni një vizë ose leje të llojit Punësim për Qëndrim. Për të hyrë në Zelandën e Re në këto baza duhet të: – gëzoni shëndet të mirë dhe të keni karakter të mire; – keni një pasaportë që është e vlefshme për të paktën tre muaj pas datës kur duhet të largoheni nga Zelanda e Re; – të jetë e vërtetë se dëshironi të punoni në Zelandë të Re; – keni vizën e duhur për vizitën tuaj. Nëse ju jepet leja e punës duhet të plotësoni disa kushte gjatë qëndrimit tuaj: 1) puna që bëni duhet të jetë në përputhje me kushtet e specifikuara në lejen tuaj; 2) duhet të respektoni ligjet e Zelandës së Re; 3) duhet të qëndroni në Zelandën e Re vetëm për periudhën e lejuar nga leja juaj. Gjithashtu, përveç plotësimit të kushteve për të gjithë aplikantët, duhet të plotësoni edhe kriteret e politikës sipas së cilës po aplikoni për vizë ose leje Punësimi për Qëndrim. Politika sipas së cilës ju aplikoni varet nga profesioni dhe rrethanat në të cilat gjendeni. Për më shumë informacion mbi këtë kategori ju lutemi të shihni:
http://www.immigration.govt.nz/migrant/stream/work/worktoresidence/
III. Qëndrim prej Punësimit
Kategoria Qëndrim prej Punësimit është për personat të cilët janë tashmë në Zelandën e Re në bazë të një lejeje. Punësimi për Qëndrim dhe dëshirojnë të aplikojnë për qëndrim. Nëse keni jetuar në Zelandën e Re me një leje pune për dy vjet, plotësoni kriteret për të marrë leje qëndrimi në kuadrin e kategorisë Qëndrim prej Punësimit. Për të plotësuar kriteret për qëndrim sipas kësaj kategorie, ju dhe çdokush tjetër i përfshirë në aplikimin tuaj duhet të plotësoni kriteret e shëndetit, karakterit dhe të aftësive të gjuhës angleze. Nëse po përfshni edhe partnerin/en tuaj në aplikim, duhet të plotësoni kushtet për njohjen e partneritetit. Përveç plotësimit të kushteve të përgjithshme, duhet të plotësoni edhe kushtet për kategorinë Qëndrim prej Punësimit në kuadrin e së cilës po aplikoni. Kategoria sipas së cilës ju aplikoni varet nga politika sipas së cilës ju është dhënë leja Punësim për të Qëndruar. Më shumë informacion në: http://www.immigration.govt.nz/migrant/stream/work/residencefromwork/
- Punonjës i një Kompanie që Transferohet.
Nëse jeni punonjës kyç i një biznesi që po zhvendos operacionet e tij në Zelandën e Re, mund të aplikoni për leje pune dhe pastaj për leje qëndrimi në bazë të kategorisë sonë Punonjës i një Kompanie që Transferohet duhet të jeni punonjës kyç i biznesit që po zhvendoset; mos keni mundësi të plotësoni kriteret për miratim sipas kategorive të politikave të tjera të qëndrimit për migrantët; plotësoni kërkesat për shëndetin dhe karakterin; plotësoni kërkesat për njohuritë e gjuhës angleze; paraqisni certifikatë të IELTS; tregoni se e keni përdorur më parë gjuhën angleze ose se jeni një përdorues i aftë i gjuhës angleze (mund t’ju duhet të paraqisni një certifikatë IELTS për të konfirmuar nivelin tuaj të gjuhës angleze). • Paguani paraprakisht tarifën e shkollimit ESOL. Më shumë informacion: http://www.immigration.govt.nz/migrant/stream/work/relocatingwithemployer/howdoiapply/
- Punoni përkohësisht në Zelandën e Re – Kategoria e Punësimit të Përkohshëm
Personave të cilët kanë një ofertë pune nga një punëdhënës në Zelandën e Re, të kualifikuar në profesione të cilat kërkohen në Zelandën e Re dhe që vijnë në Zelandën e Re për një qëllim ose veprimtari të caktuar dhe të cilët duan të fitojnë përvojë pune ose të punojnë pasi kanë studiuar në Zelandën e Re, mund t’ju jepen viza dhe leje të përkohshme pune. Për më shumë informacion shihni http://www.immigration.govt.nz/migrant/stream/work/worktemporarily/
- Kategoria e Punësimit për Pushues
Nëse jeni në moshën 18–30 vjeç mund të plotësoni kriteret për të jetuar në Zelandën e Re nëpërmjet pushimeve gjatë të cilave edhe punoni. Për t’ju ndihmuar të gjeni punë në Zelandën e Re – ose para ose kur të mbërrini – kemi vendosur një listë me faqe elektronike të cilat do t’ju ofrojnë një gamë të gjerë mundësish për punë. Shumica e këtyre faqeve elektronike që ndodhen në këtë listë mund të përdoren pa pagesë dhe do t’ju japin informacionin për të cilin keni nevojë për të planifikuar pushimet, për të gjetur punë, për të njohur vendin dhe për të kaluar mirë në Zelandën e Re. http://www.immigration.govt.nz/migrant/stream/work/workingholiday/; www.backpackerboard.co.nz – Planifikoni dhe diskutoni udhëtimet tuaja, shihni veprimtaritë dhe këshillat dhe mësoni mbi kriteret e punësimit për pushues; www.bunac.com – Kjo organizatë ndërkombëtare ofron punësim për pushues të rinj dhe studentë si dhe ofron mbështjetje dhe këshillim gjatë gjithë pushimeve; www.anyworkanywhere.com – informacion për punësimin për pushues në ZR; www.nzjs.co.nz – kërkim për punë në ZR për programe specifike për personat me Vizë Punësimi për Pushues.
VII. Punësim sezonal në industritë e hortikulturës dhe të vreshtarisë
Llojet e punës sezonale në industritë e hortikulturës dhe të vreshtarisë:
- politika për punëdhënësit e njohur sezonalë (PNJS).
Politika jonë për Punëdhënësit e Njohur Sezonalë është për punonjësit nga vendet e tjera që vijnë të punojnë në industritë e hortikulturës dhe të vreshtarisë. Ju lutemi të shihni kriteret dhe procedurat për dhënien e lejes së këtij lloji. http://www.immigration.govt.nz/migrant/stream/work/hortandvit/rse/
- Tranzicioni drejt Politikës së Punëdhënësve të Njohur Sezonalë (TPNJS)
Politika Tranzitore e Punonjësve të Njohur Sezonalë (TPNJS) lejon persona që aktualisht ndodhen në Zelandën e Re të punojnë për punëdhënës të cilët janë duke filluar të përdorin politikën e PNJS. Ju lutemi të shihni kriteret dhe procedurën për të dhënë këtë lloj lejeje: http://www.immigration.govt.nz/migrant/stream/work/hortandvit/trse/default.htm
- Skema e Punësimit për Pushues (SPP)
Skema e Punësimt për Pushues lejon një numër njerëzish nga vende të caktuara ndërmjet moshave 18 dhe 30 vjeç të vijnë në Zelandën e Re dhe të bëjnë punë të përkohshme. Ju lutemi t’i referoheni: http://www.immigration.govt.nz/migrant/stream/work/workingholiday/
- Zgjatja e Afatit të Punësimit për Pushues (ZAPP)
Zgjatja e afatit të Punësimit për Pushues është një leje e re për të cilën mund të aplikojnë personat që kanë aktualisht leje për punë gjatë pushimeve në fund të qëndrimit të tyre nëse kanë kryer tre muaj punë sezonale në industrinë e hortikulturës dhe vreshtarisë gjatë punësimit të tyre si pushues. Për më shumë informacion, shihni faqen e mëposhtme elektronike: http://www.immigration.govt.nz/migrant/stream/work/hortandvit/workingholidaymakerextensionpermit.htm
20 faqe elektronike për të kërkuar punë
www.seek.co.nz, www.nzrecruitme.co.nz, www.newkiwis.co.nz, www.job.co.nz, www.jobstuff.co.nz, www.jobzone.co.nz, www.seek.co.nz. www.fres.co.nz – Shërbimi për Mbështetjen e Punësimit në Ferma është i specializuar në gjetjen e kandidatëve të përshtatshëm për pozicione pune në ferma-bulmetore; www.canstaff.co.nz – Canstaff janë specialistë rekrutimi në Ishullin Jugor të Zelandës së Re www.satara.co.nz –kooperativë e kivit dhe avocados;www.picknz.co.nz – PickNZ ju ndihmon të gjeni punë në fushën e hortikulturës në rajonet më të mëdha që po zhvillohen në Zelandën e Re; www.pickapicker.co.nz – Pick-A-Picker është një kompani e Zelandës së Re që lidh në mënyrë efektive punëtorët sezonalë dhe industrinë e frutave të Zelandës së Re; www.jobscentral.co.nz – Zgjidhje Sezonale jep këshillim dhe mundësi për të gjithë procesin e gjetjes së punësimit në Otagon Qendrore; www.adeccopicknplay.com – punësim i përkohshëm në vjeljen e frutave; www.robinsonhorticulture.co.nz – me vendndodhje në Gjirin Hawke ofron mundësi punësimi sezonal; www.seasonalwork.co.nz; www.winejobsonline.com; www.wwoof.co.nz – Punëtorë në Ferma Organike; www.nzkgi.org.nz/seasonal-labour – NZ Kiwifruit Growers Inc ofron informacion dhe punësim mbi vjeljen e frutave në rajonin Bay of Plenty; www.hortnz.co.nz/activityareas/seasonalwork.html – Linqe dhe informacion për vjeljen e frutave në ZR; www.coolstore.co.nz – Ofron mundësi punësimi sezonal për vjelësit e frutave; www.workinnz.co.nz – Mr Apple NZ Ltd ka punësim dhe strehim për vjelësit e frutave; www.eastpack.co.nz – Ofron mundësi punësimi sezonal. Punëtorë për përpunimin e kivit me 3 vendndodhje në Bay of Plenty – Te Puke, Edgecumbe dhe Opotiki; www.hhes.co.nz – Vendosni CV-në tuaj dhe kërkoni punë. Punësohuni në industrinë spitalore duke përfshirë edhe pozicionet e përkohshme; www.hospo.com – Një rrjet ndërkombëtar rekrutimi
Programet au-pair dhe programe të tjera specifike për punësimin e të huajve
Viza si au-pair në Zelandën e Re – Programi au-pair në kuadrin e skemës së Zelandës së Re Punësim për Pushues. Sipas skemave të punësimit për pushues, të rinj nga vendet e miratuara mund të udhëtojnë për në Zelandën e Re për pushime dhe të punësohen gjatë kohëzgjatjes së qëndrimit të tyre. Për të plotësuar kriteret për vizë dhe leje pune sipas këtyre skemave, aplikantët duhet të jenë jo më pak se 18 vjeç dhe jo më shumë se 30 vjeç, të mos jenë të shoqëruar nga fëmijë, të japin prova për fonde të mjaftueshme për të paguar udhëtimin e kthimit, të plotësojnë kushtet e skemës specifike sipas së cilës po aplikojnë dhe të aplikojnë me formularin e duhur të aplikimit për skemën e Punësimit për Pushues (shihni gjithashtu më poshtë “Aftësia për të aplikuar në Zelandën e Re”). Mbajtësit e këtyre lejeve nuk i plotësojnë kriteret për të ardhur në Zelandën e Re për punësim të mëtejshëm gjatë pushimeve sipas skemës dhe nuk duhet të fillojnë punë të përhershme në rast se nuk aplikojnë për leje pune dhe nuk e marrin atë. http://www.studyingnewzealand.com/au-pair-new-zealand; • Dadot Ndërkombëtare – Zelandë e Re – http://www.nznannies.org.nz;
Imigracioni për qëllime studimi.
- kushtet e hyrjes dhe të qëndrimit për studentët.
Nëse po vini në Zelandën e Re për të studiuar për më shumë se tre muaj, do t’ju nevojitet vizë ose leje për studentë. Kriteret:
- T’ju jetë ofruar një vend nga një institucion arsimor i Zelandës së Re (kursi juaj duhet të jetë i miratuar nga Autoriteti i Kualifikimeve i Zelandës së Re (AKZR). Institucionet arsimore universitare ofrojnë kurse për studentë ndërkombëtarë në rast se plotësojnë disa kushte: • Institucione trainimi private (ITP) mund të ofrojnë për studentët ndërkombëtarë vetëm kurse që janë më të gjata se tre muaj dhe që janë regjistruar në AKZR. ITP duht të jetë i akredituar nga AKZR për ta ofruar kursin. • Institucionet që përfshijnë ato universitare, politeknike, kolegje arsimore wananga2 mund të ofrojnë kurse që janë më të gjata se tre muaj dhe që janë regjistruar në AKZR. Institucioni duhet të jetë i akredituar për ta ofruar kursin. Regjistrimi i një studenti ndërkombëtar nuk duhet të pengojë një student të Zelandës së Re ose një student të Agjencisë për Zhvillim dhe Asistencë të Zelandës së Re që të ketë një vend studimi në të njëjtin institucion.
- Kriteret shëndetësore dhe të karakterit.
- Prova se keni fonde për të siguruar jetesën: Keni, apo ka para të mjaftueshme në emrin tuaj në Zelandën e Re; një person tjetër ka marrë përsipër të mbulojë shpenzimet tuaja të strehimit dhe të jetesës; një sponsor nga Zelanda e Re ka marrë përsipër të mbulojë shpenzimet tuaja të strehimit dhe të jetesës, ose keni asistencë financiare në dispozicionin tuaj, në kuadrin e programeve të përkrahjes që zhvillohen nga ndonjë institucion shtetëror në Zelandën e Re. Nëse kursi që keni ndër mend të ndiqni ka një kohëzgjatje më pak se nëntë muaj duhet të tregoni se keni në dispozicion: NZ$1000 për secilin muaj të qëndrimit tuaj; NZ$400 për secilin muaj, nëse strehimi juaj është paguar tashmë (duhet të vërtetoni që strehimi është paguar); • një letër nga institucioni arsimor ku deklarohet se strehimi dhe shpenzimet e tjera të jetesës janë të përfshira në paketën e shërbimeve të cilën e keni paguar tashmë. Nëse kursi që keni ndër mend të ndiqni ka një kohëzgjatje më shumë se nëntë muaj, duhet të tregoni se keni në dispozicion: • NZ$10,000 në vit për të mbuluar shpenzimet gjatë qëndrimit tuaj në Zelandën e Re, ose provat e ekzistencës së fondeve mund të jenë në formën e parave të thata, çeqeve të udhëtarëve, drafteve bankare ose kartave të njohuara të kreditit të cilat kanë kredit të mjaftueshëm.
- Prova se keni planifikuar të largoheni: bileta udhëtimi për t’u larguar nga Zelanda e Re për në një vend ku ju lejohet të hyni; ose prova se keni para të mjaftueshme në Zelandën e Re, përveç fondeve që do t’ju nevojiten për shpenzimet e jetesës.
- Pasporta: Duhet të keni një pasaportë të vlefshme për të paktën tre muaj përtej kohës deri kur keni ndër mend të qëndroni.
- Kriteret e lejes: – Duhet të frekuentoni vendin e studimit të përmendur në lejen tuaj. Gjithësesi, mund të aplikoni për ta ndryshuar kursin ose institucionin tuaj. Duhet të jeni në gjendje të vërtetoni se po arrini rezultate kaluese në kursin tuaj; – Mund të merreni vetëm me punë që ju lejohen nga leja juaj e studentit; Duhet të zbatoni ligjet e Zelandës së Re; Duhet të qëndroni në Zelandën e Re për aq kohë sa ju lejon leja juaj e qëndrimit. Informacion i hollësishëm për procedurën e aplikimit: http://www.immigration.govt.nz/migrant/stream/study/application/default.htm
Formularët: http://www.immigration.govt.nz/NR/rdonlyres/1939D919-202D-4388-83C3-C934016C3BB9/0/1012.pdf; http://www.immigration.govt.nz/NR/rdonlyres/8D76710A-1F4A-452F-8C5D-8663738F560A/0/1013.pdf; Agjencia përgjegjëse për depozitimin e aplikimit tuaj: Nëse po aplikoni nga jashtë Zelandës së Re, aplikimi juaj duhet të bëhet dhe të miratohet para se të udhëtoni për në Zelandën e Re. Ju lutemi të kontrolloni vendin tuaj: http://www.immigration.govt.nz/migrant/stream/work/skilledmigrant/LinkAdministration/ToolboxLinks/officeandfeescalculator.htm
- b) bursa universitare dhe pasuniversitare: Ministria e Arsimit – http://www.minedu.govt.nz/index.cfm?layout=document&documentid=3788&data=l
– Bursat për doktoraturë (PhD) të Universitetit Massey: http://www.massey.ac.nz/massey/international/scholarships/financial-assistance.cfm
- c) lista e universiteteve dhe kolegjeve kryesore në Zelandën e Re: Universiteti Victoria, Uéllington; http://www.vuw.ac.nz; Instituti i Teknologjisë Waikato: http://www.wintec.ac.nz; Universiteti Waikato: http://www.waikato.ac.nz; Kolegji i Arteve dhe Dizenjimit Whitecliffe: http://www.wcad.ac.nz; Instituti i Teknologjisë, Uéllington: http://www.weltec.ac.nz; Instituti i Teknologjisë, Auckland: http://www.ait.ac.nz; Universiteti Canterbury: http://www.canterbury.ac.nz; Instituti i Teknologjisë Politeknike i Kishës së Krishtit: http://www.cpit.ac.nz; Universiteti Lincoln: http://www.lincoln.ac.nz; Universiteti Massey: http://www.massey.ac.nz; UNITEC: http://www.unitec.ac.nz; Universiteti Auckland: http://www.auckland.ac.nz dhe Universiteti Otago: http://www.otago.ac.nz; Universiteti Waikato: http://www.waikato.ac.nz
- Procedura e Azilit
Procedura për të Kërkuar Azil: Së pari duhet të plotësoni një formular ‘Konfirmim i Kërkesës për Statusin e Refugjatit në Zelandën e Re’. Mund ta merrni këtë dokument nga: Shërbimi i Imigracionit i Zelandës së Re, Telefon: 0508 55 88 55, Faks: +64 4 801 2928 ose Shërbimi i Imigracionit i Zelandës së Re, Dega për Statusin e Refugjatëve, Telefon: +64 9 914 5999, Faks: +64 9 914 5298. Adresa: 12th floor, 280 Queen Street Auckland. Orari: 8.00 – 17.00. Duhet të dorëzoni formularin tuaj pranë Degës për Statusin e Refugjatëve të Shërbimit të Imigracionit të Zelandës së Re nëpërmjet postës ose personalisht. Brenda pak muajve pasi keni paraqitur formularin, do të njoftoheni për orën dhe datën e intervistës me një Oficer për Statusin e Refugjatëve. Ky Oficer për Statusin e Refugjatëve do të realizojë një intervistë me ju dhe do të marrë një vendim mbi kërkesën tuaj për statusin e refugjatit. Nëse kërkesa juaj është e suksesshme, do të lejoheni të aplikoni për qëndrim në Zelandën e Re. Nëse kërkesa juaj nuk është e suksesshme, mund t’ju largojnë nga vendi ose mund të ankimoni kundër vendimit. Për të ankimuar, duhet të paraqisni kërkesën përkatëse pranë Autoritetit të Apelit për Statusin e Refugjatëve (AASR) brenda 10 ditëve të punës pas marrjes së njoftimit për vendimin në lidhje me rastin tuaj. Nëse apeli juaj rezulton i pasukseshëm, mund të paraqisni një kërkesë të re për statusin e refugjatit ose një kërkesë për shqyrtimin gjyqësor të vendimit që është marrë për ju. Përndryshe, do t’ju largojnë nga Zelanda e Re.
Kategoria e Mbështetjes së Familjeve të Refugjatëve
Objektivi i Kategorisë së Mbështetjes së Familjeve të Refugjatëve është të ndihmojë refugjatët që jetojnë në Zelandën e Re për t’u vendosur duke i lejuar ata të sponsorizojnë familjarët e tyre për të qëndruar. Çdo vit mirëpresim 300 persona të sponsorizuar (duke përfshirë partnerë dhe fëmijë në varësi) që vendosen në Zelandën e Re në kuadrin e Kategorisë së Mbështetjes së Familjeve të Refugjatëve. Kategoria e Mbështetjes së Familjeve të Refugjatëve ka zëvendësuar sistemin e mëparshëm me short të Kuotave për Familjet e Refugjatëve. Marrja e familjes suaj në Zelandën e Re në kuadrin e Kategorisë së Mbështetjes së Familjeve të Refugjatëve është një proces me tre faza: 1. Ju regjistroheni si sponsor; 2. Ne përzgjedhim regjistrimin tuaj; 3. Familjarët tuaj aplikojnë për qëndrim; Kategoria e Mbështetjes së Familjeve të Refugjatëve ka një sistem me dy nivele. Përparësi u jepet atyre sponsorëve të cilët plotësojnë kriteret e nivelit të parë të sponsorizimit – këta persona kanë një nevojë më urgjente për të marrë; familjen e tyre në Zelandën e Re. Më shumë informacion për dhënien e azilit në Zelandën e Re mund të gjendet në faqen e mëposhtme elektronike: http://www.unhcr.org.au/nzqanda.shtml.
- Bashkimi familjar. Qëndrimi i përhershëm për familjen. Mund të aplikoni që të vini të jetoni në Zelandën e Re nëse jeni të sponsorizuar nga një pjesëtar familjeje i cili është tashmë shtetas i Zelandës së Re dhe/ose është me qëndrim në Zelandën e Re. Duhet të bëni pjesë në një nga grupet e mëposhtme:
- Partner/e – jeni bashkëshorti ose bashkëshortja e një shtetaseje/shtetasi të Zelandës së Re ose të një personi me qëndrim të përhershëm. http://www.immigration.govt.nz/migrant/stream/live/partner/
- Fëmijë në Varësi – jeni fëmijë në varësi të një prindi i cili është shtetas i Zelandës së Re ose ka qëndrim të përhershëm në Zelandën e Re. http://www.immigration.govt.nz/migrant/stream/live/dependentchild/
III. Prind – keni një fëmijë që është shtetas i Zelandës së Re ose që ka qëndrim të përhershëm në Zelandën e Re. http://www.immigration.govt.nz/migrant/stream/live/parent/
- Vëlla, motër, ose fëmijë në moshë madhore – keni një vëlla, motër ose fëmijë në moshë madhore i cili është shtetas i Zelandës së Re ose ka qëndrim të përhershëm në Zelandën e Re. http://www.immigration.govt.nz/migrant/stream/live/brothersisteradultchild/
Më shumë informacion: http://www.immigration.govt.nz/migrant/stream/live/familycategories.htm
- Sistemi i kujdesit shëndetësor
Në Zelandën e Re gjithësecili gëzon kujdes mjekësor gjatë gjithë jetës. Gjithë kujdesi shëndetësor bazë ofrohet pa pagesë nëpërmjet sistemit të shëndetit publik. Kjo do të thotë se ndërsa duhet të paguani për disa shërbime rutinë, si p.sh. vizita tek mjekët dhe dentistët lokalë, shërbime të tjera më të shtrenjta, si p.sh. trajtimi në spital, me përjashtime të rralla, ofrohet falas për të gjithë personat me qëndrim në vend. Gjithashtu, qeveria jep ndihmë financiare për vizita tek mjekët lokalë dhe recetat për fëmijët e vegjël, për personat të cilëve u nevojitet kujdes shëndetësor i shpeshtë si dhe për personat me të ardhura të ulëta. Skema e kompensimit në rast aksidentesh e cila është miratuar me ligj (KRA) ndihmon për të paguar për trajtimin spitalor, mjekët, trajtimin nga psikoterapistët dhe trajtime të tjera të specializuara. Nëse dëmtimi është i rëndë, do të bëhet edhe pagesë për të kompensuar humbjen e pagës. Më shumë informacion mbi sistemin e kujdesit shëndetësor në Zelandën e Re mund të gjeni në faqen zyrtare elektronike të Ministrisë së Shëndetësisë http://www.moh.govt.nz/healthsystem.
- Sistemi i Sigurimit Shoqëror
Sigurimi shoqëror është në masë me një karakter jo–kontribues në Zelandën e Re dhe zyrtarisht, as punëmarrësit dhe as punëdhënësit nuk paguajnë kontribute. Gjithësesi, në praktikë, punëmarrësit dhe të vetë–punësuarit duhet të kontribuojnë për skemën e Korporatës për Kompensim në Rast Aksidentesh (KKRA, www.acc.co.nz), e cila bën kompensimin financiar në rast aksidentesh në punë ose diku tjetër. Kontributet e KKRA-së zbriten nga paga zakonisht sipas sistemit paguaj – ndërsa – fiton – paratë (PNFP) me një përqindje të barabartë me 1.20 $ për 100 $ të fitimeve të tatueshme deri në një kufi fitimi prej 85, 795$ (shifrat dhe përqindjet zakonisht rishikohen çdo vit). Gjithësesi, është e rëndësishme të shënohet se marrja e çdo lloj përfitimi, që kolektivisht njihet si “transferta qeveritare” nga skemat shtetërore nuk varet nga fakti nëse keni kontribuar ose jo për skemën. P.sh. ndihma e papunësisë dhe pagesa e ditëve të raportit mjekësor janë të disponueshme për të gjithë shtetasit e Zelandës së Re dhe personat me qëndrim të përhershëm pavarësisht nga historia e tyre e punës, megjithëse mund të ketë kritere të tjera përzgjedhjeje, si dhe mund të vlerësohet nevoja e tyre. Shtetasit e Zelandës së Re, personat me qëndrim të përhershëm dhe punonjësit e huaj që janë punësuar përkohësisht në Zelandën e Re janë të mbuluar nga sigurimi shoqëror pa qenë e nevojshme të derdhin kontribute të sigurimit shoqëror. (Gjithsesi, ata duhet të derdhin kontribute për skemën e KKRA-së). Për më shumë informacion kontakoni Zyrën Kombëtare të Punës dhe të të Ardhurave, Level 8, Bowen State Building, Bowen Street, PO Box 12-136, Wellington (telefon pa pagesë 0800-559 009 or 09-916 0300, www.workandincome.govt.nz). Ministria e Zhvillimit Social të Zelandës së Re: http://www.msd.govt.nz/.
- Strehimi: http://www.immigration.govt.nz/nzopportunities/lifestyle/housing/default.htm.
- Njohja e diplomave (kushtet, organet profesionale kompetente): Njohja e Universitetit
- KKK (Kuadri Kombëtar i Kualifikimeve) & CKAA (Certifikata Kombëtare e Arritjeve Arsimore).
http://www.nzqa.govt.nz/qualifications/index.html
- Diploma IB3 është një pasaportë për arsimin e lartë. Universitetet në gjithë botën i mirëpresin karakteristikat unike të studentëve të Programit të Diplomave IB dhe vlerësojnë mënyrën se si programi ndihmon studentët të përgatiten për të ndjekur arsimin e lartë universitar. Studentët IB zakonisht pranohen në universitetet që njihen si më të mirat në botë. Shumica e këtyre institucioneve kanë përcaktuar politikat e tyre për njohjen e diplomës IB. http://www.ibo.org/diploma/recognition/ ndërkombëtare
- Shërbime mbështetëse për migrantët: • Informacion i përgjithshëm për migrantët në – http://www.immigration.govt.nz/; Lista e agjencive jo–fitimpturëse për migrantët që ofrojnë ndihmë për vendosjen e imigrantëve të rinj në Zelandën e Re – http://www.nzsbdirectory.co.nz/NZSB_Migrant_agencies.html; • Gjuha angleze për Folësit e Gjuhëve të Tjera – http://www.tec.govt.nz/templates/standard.aspx?id=467&jssup=1; Immigratetonz.com përbëhet nga një grup kompanish të sektorit privat, Agjenci të Zhvillimit Ekonomik dhe Shërbimeve të Imigracionit të Zelandës së Re që kanë qëllimin e përbashkët të tërheqin, mbështesin dhe asistojnë migrantët e kualifikuar të transferohen për në Zelandën e Re – http://www.immigratetonz.com/index.html; Trusti për Veprimtaritë për Migrantët – Mirëseerdhët – Trusti për Veprimtaritë për Migrantët ka të bëjë me fuqizimin e migrantëve dhe refugjatëve për të arritur qëllimet e tyre për një jetë më të mirë ndërsa e kthejnë këtë vend në shtëpinë e tyre dhe bëhen pjesë e rritjes së vendit – http://www.migrantactiontrust.org.nz/index.html; Jetë e Re në Zelandën e Re paraqet gjithçka që migrantët e mundshëm duhet të dinë për të pasur një tranzicion më të lehtë – http://www.books4u.co.nz/; Kurse të gjuhës angleze janë të disponueshme për migrantët në rajone specifike dhe burime të tjera që u ofrohen migrantëve që duan të përmirësojnë njohuritë e gjuhës angleze http://www.business.govt.nz/Content/Published/Developing-business-skills/Business-training-and-courses/Englishlanguage-courses-in-New-Zealand.aspx; Ekspertët e imigracionit – http://www.nzimmigrationexperts.co.nz/.
- Një përzgjedhje e paketave informuese për vizitorë dhe migrantë të cilat përmbajnë edhe dokumentacion të Shërbimit të Imigracionit të Zelandës së Re dhe formularët e aplikimit së bashku me informacion të zgjeruar në lidhje me jetesën dhe punësimin në Zelandën e Re për profesionistë të kualifikuar të cilët janë të interesuar të aplikojnë për qëndrim të përhershëm – http://www.nz-immigration.co.nz/
- Zyra e Vizave e Zelandës së Re – http://www.visabureau.com/newzealand/default.aspx
- Nëse ju nevojitet kontroll mjekësor ose radiografi e kraharorit për aplikimin tuaj të imigracionit, duhet të zgjidhni një
mjek dhe/ose radiolog nga lista jonë e miratuar të cilën mund të shihni në linkun e mëposhtëm:
http://www.immigration.govt.nz/migrant/stream/work/skilledmigrant/LinkAdministration/ToolboxLinks/paneldoctors.htm?level=1
- Marrja e nënshtetësisë
Në mënyrë që t’ju jepet shtetësia e Zelandës së Re duhet të plotësoni disa kritere ose të Ligjit mbi Shtetësinë të vitit 1977 ose të Ligjit mbi Shtetësinë (Samoa Perëndimore) të vitit 1982. Mund të plotësoni kriteret për të marrë shtetësinë e Zelandës së Re në rast se: Keni synim, që në rast se ju jepet shtetësia, të vazhdoni të qëndroni në Zelandën e Re; Mund të kuptoni dhe të flisni gjuhën angleze; Keni karakter të mire; Të kuptoni përgjegjësitë dhe privilegjet e shtetësisë së Zelandës së Re; • Keni qëndrim të përhershëm në Zelandën e Re
OSE
- E keni marrë lejen për qëndrim të përhershëm para 21 prillit 2005; 2. Keni qenë me qëndrim të rregullt në Zelandën e Re pë të paktën 3 vjet. Ose 1. E keni marrë lejen për qëndrim të përhershëm në ose para 21 prillit 2005; 2. E keni marrë lejen tuaj të qëndrimit të përhershëm para pesë viteve të fundit.
Për informacion më të hollësishëm mbi marrjen e shtetësisë së Zelandës së Re ju lutemi t’i referoheni faqes së mëposhtme elektronike: Kritere të Përgjithshme për Dhënien e Shtetësisë së Zelandës së Re: http://www.dia.govt.nz/diawebsite.nsf/wpg_URL/Services-Citizenship-General-Requirements-for-a-Grant-of-New-ZealandCitizenship?OpenDocument.
http://www.migrantservicecentres.org/userfile/Destination%20Country%20Fact%20Sheet%20NEW%20ZEALAND_al.pdf