Albspirit

Media/News/Publishing

Shqipëria e hedh hapin përpara!

Reforma në drejtësi miratohet unanimisht me 140 vota! Bashkimi Europian, OSBE e pala amerikane përshëndesin miratimin e reformës duke vlerësuar atë si një hap që do t’i shërbejë popullit shqiptar.

Albanisches Parlament in Tirana

Pas orësh dramatike të së enjtes, ku u kërkua me ngulm konsesusi me palëve politike në parlament, reforma e drejtësisë, u miratua të enjten vonë me unanimitet të plotë nga deputetët e Shqipërisë. Reforma i mori 140 votat në parlamentin shqiptar. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi në Kuvend, se miratimi i kësaj reforme është nisja e një revolucioni, që do të nxjerrë tymin e ri të pallatit të padrejtësisë në Shqipëri. Ndërsa nënkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, nga opozita, Oerd Bylykbashi u shpreh para deputetëve, se falë punës së opozitës, u arrit një draft më i mirë se fillestari. “Miratojmë një ndryshim, që nuk ndryshon thjesht kushtetutën, por ndoshta do të çojë drejt një republike tjetër”, theksoi ai.

Edi Rama bei Conflict Zone

BE me një deklaratë të posaçme e vlerësoi Shqipërinë për këtë hap duke u shprehur se është e rëndësishme tani që ky proces të fillojë të zbatohet menjëherë, me qëllim që popullit shqiptar t’i shërbehet me një sistem drejtësie që respekton standartet europiane. Ky hap, thuhet në deklaratën e BE-së reflekton kërkesën e shumicës së shqiptarëve për drejtësi.

Edhe OSBE e përgëzon Shqipërinë për këtë hap përpara, duke e cilësuar miratimin me konsesus të reformës, një arritje të rëndësishme që i hap rrugë zbatimit të vërtetë të një reforme në sistemin shqiptar të drejtësisë. OSBE thekson se reforma do të jetë e vërtetë, vetëm kur të jetë realitet i përditshëm për qytetarët shqiptarë.

Please follow and like us: