Albspirit

Media/News/Publishing

Si u kthyen shqiptarët ortodoksë në maqedonas e tani po deklarohen sërish shqiptarë

Krahina e Rekës së Epërme, sot në Maqedoninë Perëndimore, dikur ka qenë vendbanim i një komuniteti shqiptarësh ortodoksë.

Regjistrat osmanë, na lënë të kuptojmë që të 17-të fshatrat e Rekës së Epërme ishin të banuara nga shqiptarë të krishterë të ritit lindor, ortodoks. Por gjatë periudhës osmane dhe sidomos nga fundi i shekullit të 18-të e deri në mes të shekullit të 19-të, gjysma e këtyre shqiptarëve u islamizuan.

Pas njohjes së Ekzarkisë Bullgare më 1870 nga Porta e Lartë, shqiptarët ortodoksë që mbetën nën juridiksionin e kësaj ekzarkie, iu nënshtruan një presioni të fortë për tu bulgarizuar.

Ndërkohë që pas krijimit të shtetit shqiptar, kur Reka e Epërme mbeti jashtë territorit të tij, përkatësisht nën Mbretërinë SKS, shqiptarët ortodoksë e gjetën veten përballë presionit për tu serbizuar.

Kurse gjatë Jugosllavisë komuniste të Tito-s, ata gradualisht nisën ta braktisnin Rekën dhe të migronin drejt pjesëve tjera të Maqedonisë, ku shumë prej tyre morën identitet maqedonas. Por pjesa më e madhe e tyre, e ruajti shqipen të paktën si gjuhë në shtëpi.

Sot, pas shpërbërjes së Jugosllavisë, një pjesë e shqiptarëve ortodoksë që ishin maqedonizuar kanë nisur të deklarohen si shqiptarë sërish.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=ewav84Zu1Ks]
Please follow and like us: