Shtatë projektligjet, që kompletojnë reformën në drejtësi, do të shtyhen në shtator. Këto projektligje për reformën nuk janë në axhendën e seancës së fundit.
Grupet Parlamentare kanë rënë dakord së bashku që seanca e ditës së enjte të afrohet ditën e hënë. Kjo është seanca e fundit parlamentare e këtij sesioni.
Me miratimin e pr/ligjeve të fundit për këtë sezon, deputetët dhe ministrat marrin pushimet për t’u rikthyer në shtator. Në seancën e parafundit ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi u miratuan me 140 vota./tvklan.al