Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasadorja kineze takohet me studentët shqiptare që kanë fituar bursa për në Kinë

Pasi i uroi studentët, ambasadorja Jiang i inkurajoi ata të studiojnë me zell në Kinë dhe të luajnë pas diplomimit rolin e tyre për zhvillimin e mëtejshëm të Shqipërisë dhe për të forcuar miqësinë kino-shqiptare. Jiang Yu u shpreh se shkëmbimi i studentëve mes dy vendeve është jo vetëm në të mirë të shkëmbimeve kulturore, njerëzore dhe arsimore, por edhe të nxitjes së bashkëpunimit dypalësh në fushat politike, ekonomiko-tregtare, shkencore etj. Ambasada kineze do të vazhdojë të nxisë projektet për dërgimin e studentëve, do të mbështesë aktivisht mësimdhënien e gjuhës kineze dhe të gjuhës shqipe, do të përpiqet për t’i dhënë shtysa të reja miqësisë kino-shqiptare dhe do të nxitë zhvillimin afatgjatë e të shëndetshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Fituesit e bursave kineze janë studentë të talentuar të përzgjedhur nga Ministria shqiptare e Arsimit dhe pushteti vendor. Ata do të studiojnë në Universitetin e Gjuhëve të Huaja të Pekinit, Universitetin Jiaotong të Shangait, Universitetin e Ekonomisë dhe të Tregtisë së Jashtme dhe në disa universitete të tjera të njohura të Kinës, në degë si arkitektura, mjekësia, inxhinieria elektronike, menaxhimi industrialo-tregtar, marrëdhëniet ndërkombëtare etj.

Please follow and like us: