Albspirit

Media/News/Publishing

Ankaraja rrugës për në autokraci

Sapo u shpall gjendja e jashtëzakonshme dhe u ndërpre zbatimi i Konventës së të Drejtave të Njeriut. Shumica e shteteve të BE nuk duan konflikt me Ankaranë, por shqetësimi se po vjen një diktaturë është shtuar.

Türkei Erdogan Unterstützer in Istanbul

Ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz thirri për sqarime Ambasadorin e Turqisë në Vjenë, për t’i kërkuar shpjegime për zhvillimet në Turqi. Vjena është e zemëruar për demonstratat pro Erdoganit në ditët e kaluara, të cilat përfunduan me dhunë kundër një restoranti kurd. “Ne kemi të dhëna se kërkesa ka ardhur direkt nga Turqia”, tha ministri i Jashtëm austriak para shtypit. Në një intervistë me revistën gjermane “Spiegel” Kurz tha se Evropa nuk duhet të shfaqet e dobët dhe t’i përmbahet “me çdo çmim” marrëveshjes për refugjatët me Turqinë. Po të dështojë kjo marrëveshje, mbrojtjen e kufijve të jashtëm duhet ta marrim vetë në dorë, kërkoi Kurz.

Që në fillim të javës, e Ngarkuara me Politikën e Jashtme të BE, Federica Mogherini e kishte bërë të qartë se rifutja e dënimit me vdekje në Turqi do të ishte e barabartë me fundin e negociatave me Turqinë për anëtarësim në BE. Kurse Komisari përkatës i BE, Johannes Hahn pati bërë të qartë se ai e konsideron të planifikuar valën e spastrimit.

Österreich Sebastian KurzSebastian Kurz

Listat me mijëra emra duhet të kenë qenë prej kohësh në sirtare, asnjë administratë nuk mund të reagojë kaq shpejt, tha Hahn.

Çfarë do të bëhet me marrëveshjen për refugjatët?

Deri në fund të shtatorit duhet të jenë paguar dy miliardë euro për projekte ndihme në kuadër të marrëveshjes për refugjatët. Nga këto para përfitojnë drejtpërdrejt sirianët, deklaroi së fundi Komisioni i BE. Gjithsej janë premtuar tre miliardë dhe Brukseli dëshiron t’i përmbahet marrëveshjes. Deri tani nuk ka të dhëna se Turqia nuk i plotëson detyrimet e saj.

Por si do të ecë më tej puna, për këtë ka debate. Komisari gjerman, Günther Oettinger për shembull e konsideron heqjen e vizave për qytetarët turq, për këtë vit të përjashtuar. Por Presidenti turk Erdogan e lidh marrëveshjen me premtimin për heqjen e vizave Turqisë. Nga ana tjetër në Parlamentin Evropian, për shkak të raporteve të shumicës, kjo duket e pazbatueshme. Pjesë të konservatorëve në Parlament përpiqen ende që ta shpëtojnë Marrëveshjen, por edhe vetë kristjandemokrati Elmar Brok paralajmëroi për rrezikun e “putinizimit” të Turqisë. Ai shpreson se takimi i planifikuar midis Erdoganit dhe Putinit të mos kthehet në “festival të autokratëve”.

Demokracia dhe lidhja me Perëndimin janë viktima

Ish- ambasadori i BE në Turqi, Marc Pierini sheh në sfond një kthesë në mënyrën e të menduarit të Presidentit Erdogan. Për një kohë të gjatë qenë normat evropiane – që nga liria e mendimit deri në politikën e konkurrencës – që ishin etalon orientues. Sot BE është në sytë e Erdoganit vetëm një pengesë për një sistem të pastër presidencial dhe prandaj anëtarësimi në BE nuk është më për Erdoganin një synim strategjik. Megjithatë, Presidenti turk do t’i përmbahet marrëveshjes së refugjatëve, për aq kohë sa prej saj përfitojnë të dyja palët, thotë Pierini.

Please follow and like us: