Albspirit

Media/News/Publishing

Bedri Blloshmi: Heronjtë e Spaçit, ende pa varr

Dervish Bejko ka lindur në vitin 1946 në fshatin Starovë të rrethit Pogradec. Dervish Bejko ka lindur nga prindërit Enver dhe Ikbale Bejko. Shkollën fillore e ka mbaruar në fshatin e lindjes. Ka patur profesionin e muratorit. Dervish Bejko ka qënë i martuar dhe ka lënë një fëmijë. Nga mesi i vitit 1971 Dervishi arrestohet me akuzën tentativë për arratisje dhe dënohet me dymbëdhjetë vjet heqje lirie. Dënimin Dervish Bejko po e vuante në kampin e Spaçit. Me shpërthimin e revoltës, më 21 – 23 maj edhe Dervishi nuk qe më pak aktiv se të tjerët. U arrestua me njëmbëdhjetë të dënuarit e tjerë që bënin pjesë në grupin e parë, ndaj u radhit edhe ky me tre të tjerët për t’u dënuar më pas me vdekje, pushkatim. Këta të katër të grupit të parë, ndër të dymbedhjetë të arrestuarit e parë që janë cilësuar si më kryesorët, më të papërkulshmit, më qëndrestarët, u vunë para togës së pushkatimit dhe u ekzekutuan. Vend – groposja e tyre akoma dhe sot pas 26  vitesh të përmbysjes së sistemit gjakatar nuk dihet. Askush nuk fl et nga ata që dinë për natën e 24 majit. Ka gati njëzet vjet e më shumë, që familjarët enden përrua më përrua e arë më arë në shkretëtirën e Rrëshenit. Asnjë shenjë nuk është dalluar se ku flenë kockat e katër heronjve të revoltës së Spaçit, ndodhur më 21 – 23 maj 1973. Madje familjarët e Dervishit (sipas një informacioni) kanë gërmuar gati një muaj rresht në rrugën Tiranë – Elabasan, në kthesën e dytë sapo fillon Qafë – Kërraba, u zhvendosën dhjetëra e qindra metra kub dhe në një sipërfaqe mbi 4 dylym por asnjë shenjë nuk u zbulua. Z Agim Bejko (vëllai i Dervishit) i cili banon jashtë shtetit vjen çdo vit në Shqipëri dhe vazhdon të mbledhë informacione. Disa herë ka shkuar bashkë me mua (Bedrinë) në morgun e Tiranës kemi takuar doktorin për të marrë informacion. Dy herë kemi udhëtuar drejt Rrëshenit kemi takuar personat pjesëmarrës. Na kanë informuar treguar gjithë ngjarjen nga dega e punëve të brendeshme e Rrëshenit drejt rrugës Kaçinarit pranë pyllit të Geziqit. Të gjitha informacionet që kemi marrë për 4 të ekzekutuarit të sjellin në Tiranë.

Skënder Daja lindi në Tiranë në vitin 1950 nga prindërit Qemal dhe Sofije. Skënder Daja më pas ka banuar në qytetin e Fierit ku ka punuar si marangoz. Ka kryer arsimin 8 – vjeçar. Skënder Daja arrestohet më 24 dhjetor të vitit 1970 dhe dënohet me dhjetë vjet heqje lirie, dënim të cilin po e vuante në kampin e Spaçit. Skënder Daja në revoltën e kampit të Spaçit, më 21 – 23 maj 1973 ishte një nga të dënuarit kryesorë dhe më aktivët gjatë tre ditëve të revoltës. Mbas tre ditësh, më 23 maj 1973, ditë kur u shua revolta nga forcat e Sigurimit të Shtetit, Skender Daja u arrestua bashkë me njëmbëdhjetë të dënuarit e tjere, të cilët u konsideruan më kryesorët. Skwnder Daja u dënua me vdekje, pushkatim nga Kolegji i Gjykatës së Lartë bashkë me Pal Zefin, Dervish Bejkon, Hajri Pashain. Faljen e jetës për të katër të dënuarit me vdekje e refuzoi dhe Presidiumi i Kuvendit Popullor. Skënder Daja u pushkatua bashkë me shokët e tij më 24 maj 1973. Akoma dhe sot trupi i Skënder Dajës nuk dihet ku është groposur nga vrasësit e Sigurimit bashkë me Palin, Dervishin dhe Hajriun. Familjarët e miqtë nuk i kanë rreshtur asnjëherë kërkimet për gjetjen e eshtrave.

Hajri Pashaj ka lindur në Hekal të rrethit të Fierit, nga prindërit Zenel dhe Selime Pashaj. Hajriu ka patur vëllezër dhe motra. Hajriu ka banuar në qytetin e Elbasanit, ka punuar si hekurkthyes, ka qenë i pamartuar. Në vitin 1965 arrestohet dhe dënohet me 13 vjet heqje lirie për tentativë arratisje. Më pas ai dënohet dhe e dërgojnë për të vuajtur dënimin në burgun e Spaçit. Me rastin e shpërthimit të revoltës më 21 maj 1973, arrestohet me grupin e parë prej dymbëdhjetë vetësh dhe dënohet me vdekje, pushkatim. Hajri Pashaj edhe tani pas dyzet vjetësh nga pushkatimi është pa varr, ashtu si dhe tre shokët e tij të pushkatuar e groposur kushedi se ku nga sigurimi famëkeq i diktaturës gjakatare. Dhe informacioni se ata janë sjellë në Tiranë të pushkatuar dhe janë dorëzuar në morgun e spitalit, nuk është i vërtetë. Pse e them këtë? Unë jam interesuar në morgun e spitalit në Tiranë dhe rezulton që në vitin 1973, apo dhe më pas nuk gjendet asnjë lloj shënimi në morg se kanë sjellë të vrarë dhe me këta katër emra.

Pal Zefi ka lindur në vitin 1940 në qytetin e Durrësit, nga pindërit Gjergj dhe Dile Zefi. Pal Zefi kishte mbaruar në fshatin Rrushkull shkollën fillore. Më pas vazhdon për infermier. Pal Zefi ka qenë i pamartuar. Në vitin 1971 arrestohet dhe dënohet me dhjetë vjet heqje lirie për agjitacion e propagandë. Pal Zefi vuante dënimin në burgun e Spaçit. Në datën 21 – 23 maj, sa zgjati revolta,

Pal Zefi ka qenë ndër më aktivët ndër të dënuarit e tjerë. Arrestohet bashkë me njëmbëdhjetë të dënuarit e tjerë dhe dënohet me vdekje, pushkatim bashkë me Dervish Bejkon, Hajri Pashain, Skënder Dajën. Sipas dokumentave arkivore të katër të dënuarit janë pushkatuar po më datë 24 maj 1973. Qysh atëhere e deri tani kanë kaluar dyzet vjet që janë ekzekutuar. Mbas vitit 1990 e deri tani po mbushen njëzetetre vjet që familjarët e tyre janë në kërkim të vazhdueshëm për gjetjen e eshtrave të tyre, se ku i ka groposur dora gjakatare e asaj bande diktatoriale. Ata të katër, ata heronj, janë pa varr dhe deri më sot nuk janë nderuar me ndonjë ceremoni përkujtimore apo një tufë lule për t’i vendosur në shenjë kujtimi, sepse s’kanë ku të vendosen. Po. Ne po presim që të na telefononi. Të gjithë njerëzit kanë zemër, të gjitha zemrat jane prej mishi. Nuk besoj asnjëherë në mbarë njerëzimin ndokush të ketë gure në vend të zemrës. Gjithesesi ne po presim, po e them sinqerisht unë e kam provuar këtë plagë të pashërueshme. Nga familjarët apo të afërmit e Dervish Bejkos, Skënder Dajës, Hajri Pashajt dhe Pal Zefi t do merrni falenderimet e zemrës se do ju jenë mirënjohës përjetësisht se ju kemi hequr një brengë që kurr dheri nuk do t’i tretë kur të shkojnë në botën e përtejme. Na tregoni hartën e vdekjes. Çlirohuni nga ky makth që e ruani dhe e keni parë mos e merrni me vehte. Zbulojeni enigmën e 24 majit 1973. Askush nuk do të ketë punë me cilin do që të na japë informacion se ku ndodhen. Këtë jua siguroj unë që po kërkoj që të gjenden e mos mbeten përrenjëve e varrhumbur. Kjo është e pa falshme. Hajde merrni guximin dhe flisni, tregoni.

 

Bedri Blloshmi, Marrë nga libri “Revolta e Spaçit”

 

 

Please follow and like us: