Albspirit

Media/News/Publishing

Clinton zgjedh ish-guvernatorin si kandidat për zëvendës-president 

 

Hillary Clinton ka zgjedhur Tim Kaine, ish-guvernatorin nga Virginia si kandidat për zëvendës-president.

“Kaine ia ka kushtuar gjithë jetën e tij luftës për të ndihmuar të tjerët”, tha ndër të tjera deklarata e kandidates demokrate.
Zgjedhja e 58-vjeçarit nuk ishte surprizë për opinionin publik sepse ishte emri që ishte lakuar më shumë nga media. Disa analistë e kanë cilësuar si një zgjidhje të kujdesshme, si një veprim tipik nga Hillary Clinton që preferon stabilitet dhe siguri më shumë sesa bujë dhe ekstravagancë.

Thashethemet nga kampi i ish-Sekretares së Shtetit thonë se Tim Kaine ka qenë preferenca e bashkëshortit të saj, ish-presidentit Bll Clinton.

Jo pak vetë janë mërzitur që nuk u zgjodh një personazh më i majtë e më radikal për të tërhequr votuesit e Bernie Sanders. Mirëpo, Hillary Clinton mund të këtë bërë zgjedhjen e duhur sepse statistikat tregojnë se elementi demografik që e voton më pak është ai i burrave të bardhë, nga zemra gjeografike e Amerikës.

Tim Kaine është njëfarësoj, një sinjal pikërisht për punëtorët e bardhë, ata që janë larguar së fundi nga e majta politike. Njoftimi për këtë zgjedhje mund të jetë vonuar deri vonë në darkë, për shkak të vëmendjes së tërhequr nga vrasjet në Mynih. /illyriapres/

Please follow and like us: