Debate për gjuhën shqipe në parlamentin malazez, deputeti serb: Meta, bashkëpunëtor i Enver Hoxhës
Përplasje të ashpra me gojë në Parlamentin e Malit të Zi. Deputeti Nimanbegu ka kërkuar që gjuha shqipe të përdoret në Parlamentin e Malit të Zi, por një gjë e tillë është kundërshtuar nga deputeti tjetër Nkezheviq.
Gjatë seancës së radhës së kuvendit të Malit të Zi në pikën për ndryshimet dhe plotësimin e ligjit për Median, deputeti i Forcës, Genci Namanbegu, shfrytëzoi faktin se ka kohë që ka kërkuar që në kuvendin e Malit të Zi të flitet në gjuhën shqipe gjithashtu.
Madje për ta mbështetur këtë, Nimanbegu foli në gjuhën amtare, në gjuhën shqipe gjatë seancës. I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit të Frontit demokratik Millan Knezheviq.
“Përdorimi i gjuhës shqipe vjen si rezultat i vizitës së Ilir Metës. Por ai ka qenë bashkëpunëtori më i ngushtë i Enver Hoxhës. Unë nuk do të komunikoj me deputetët shqiptarë derisa këtë të drejtë ta fitojnë edhe deputetët serbë në Kuvendin e Shqipërisë” tha deputeti, në mosnjohje të fakteve dhe sigurisht pa e ditur se në Kuvendin e Shqipërisë nuk ka deputetë serbë, por mund ta ketë pasur për minorancën në parlamentin e Kosovës.
Menjëherë ka qenë reagimi i Nimanbegut. Ai tha se një kërkesë e tillë nuk ka të bëjë me vizitën e Ilir Metës. Këtë inicativë kam kohë që e kam dërguar në Kuvend. Zoti Meta s’ka pasur mundësi të jetë bashkëpunëtor i Enver Hoxhës pasi ka lindur në vitin 1969, tha deputeti. Ndërkohë që deputeti ka folur në gjuhën shqipe në fjalimin e tij në parlament.