Albspirit

Media/News/Publishing

Dy emra, dy zëra, një mision: Zbulimi i të vërtetës

Sami Repishti

Ridgefield, CT.USA.- Me 2 korrik, shtypi amerikan dhe botenor dhane lajmin e vdekjes se filozofit hebre, Eliezir Wiesel, lektorit karizmatik, profesor i humanistikes, autor i 60 librave, dhe fitues i çmimit “Nobel per Paqe”, ne mes tjerash. “Ajo qe karakterizoi kete emen te dalluem nuk ka qene puna e tij, por boshlleku qe puna e tij mbushi ne nji bote” dhimbeshem indiferente, shkruente Joseph Berger, ne nekrologjine e botueme ne The New York Times me 3 korrik 2016.

Merita e tij ka qene denoncimi i persekutimeve naziste ne kurriz te popullit hebre ne Europe gjate L2B, ku edhe ai vete ishte viktime qe nga mosha 16 vjeçare. Sot celebrojme fortesine e tij me mbijetue ferrin e Auschwitz-it pa humbe asnji here besimin ne Zotin (qe ai sfidoi shume here!) dhe sidomos shpresen, kete arme te fundit te çdo viktime. Kjo shprese mbijetese u ushqye per nji qellim te caktuem: me krye nji “mision” mbas shpetimit nga kampi i vdekjes: me fole, me shkrue, me tregue te verteten per krimin e kriminelin nazist dhe punen e tyne te ndyte ne skajet ma te erreta te humneres naziste. Personalisht, e kuptoj shume mire kete ndjenje!
Tregimet e tia te llahtareshme nga ferri qe vrau me plumb e me gaze mbytese ma shume se 11 miljone viktima (6 miljone hebrej; ma shume se nji miljone femije!) i dhane atij titullin “ndergjegja e vertete e botes”. Wiesel u ba nji mbijetues i ferrit nazist qe refuzoi me lejue boten te harrohet krimi e shemtuem. Me elokuencen qe e dallonte Wiesel u ba kampioni i te drejtave te njeriut, e simbol i shpresave per te ardhmen, nji deshmitar qe luftoi per njerezimin kunder smundjes ma te rande te njerezimit: indiferencen morbide. “Mbylli syte, mbylli veshet . Nuk due te dij çka bahet ne bote!” rrefehej nji ish koleg qe perqafoi kete filozofi, dhe pranoi efektet shkaterruese te se keqes mbi token tone- e qe humbi miqesine time per jete. E tmerrshme!
Thanja e Wiesel-it : “na duhet te jemi te gjithe deshmitare te memorjes sone”, me kujton priftin tone, bashkevuejtesin tim, tashma te pavdekshem, At Zef Pllumin, e deshmine e tij “Rrno, vetem per me tregue!”, monument i pavdeksise se shpirtit njerezor.
Shkrimet e Elie Wiesel-it jane variante te nji teme te vetme: si reagojme na, e si trajtojme na njeni “tjetrin” ne shoqenine tone, te harruemin, te smurin, te shtypunin…e te huejin qe nuk flet gjuhen tone, e qe nuk perqafon mendimin tone”. Parashtrimi i “problemit” e perpjekja me i pergjegje pyetjes se shtrueme kane pasunue jetet tona, e kane forcue guximin tone me sherbye pajtimin e paqen. Na kane frymezue!
Fryma humanitare e Elie Wiesel-it arriti edhe ne Shqiperi, me perkrahjen qe u dha viktimave te terrorit serb ne Kosove ne marsin e vitit 1999. Prof.Dr. Mentor Petrela, anetar aktiv i Akademise Botenore te Neuro-Kirurgjise shkroi nji eulogji prekse ne Panorama, substantive dhe mirenjohese per qendrimin e te ndjerit Wiesel.(Rrefim: Prof. Dr .Petrela ashte kusherini im)
Pake dite ma pare, me 10 korik 2016, vdiq gazetari i shquem amerikan me origjine hebreje, Sydney H. Schaunberg, i njohun per demaskimin e krimeve komuniste ne Kambodia: ma shume se dy miljone qytetare, sidomos ata me kulture, u nxoren nga banesat e tyne me dhune dhe u detyruen me jetue ne katunde te largeta dhe te mbrapambetuna ku mbretnonte terrori i kuq dhe uria. Qytetet u zbrazen plotesisht nga qytetaria ne emen te “themelimit te nji shoqenie agrare”, nji anderr frikesuese e udheheqesve vendas nen kryesine e te çmendunit Pol Pot.
Si gazetar i The New York Times, Schaunberg fitoi çmimin prestigjoz “Pulitzer” per gazetari. Ai raportoi krimet e deshmueme gjate burgosjes: urine, vrasjet “sans quartier”,(a la haxhiqamilçe!), smundjet, punen skllaveruese, brutalitetin ekstrem. Nji popull i tane u ushqye me bar, insekte, gjarpnij, mij fushe dhe nji luge me oriz te pazier ne dite. Emni i Pol Pot-it kaloi ne histori si “monstri i Kambodia-s” kryesisht nga denoncimet e Sidney Schaunberg-ut me tregimet e shkaterrimit te nji popullsie te tane, te qete e punetore nga nji “marrezi e historise”. Shumica e ushtareve tregon ai ishin te rinj akoma te parritun “ne pergjithesi pa personalitet, robote me dy kambe, brutal pa kufi…te armarosun vetem per vrasje.” Shkrimet e tia jane materiali i filmit te suksesshem “The killing fields” qe tronditi miljona shikues ne te gjithe boten, “me vertetsine per vuejtjet qe kalonte nji popullsi ne lufte qe, ne fakt, ishte krejt e panevojshme.” Denoncimi i kesaj tragjedie njerezore u ba misioni i jetes se tij, nji sherbim qe ai mori persiper dhe kreu me sukses, e me sensin e nji detyre te perqafueme vullnetarisht. Ne sferen fetare, misioni bahet urdhen hyjnor per nji besimtar; me krye “nji sherbim te shenjte”: mbrojtjen e lirise dhe dinjitetit te njerezimit mbar, kudo dhe kurdohere!
Nji “thirrje nga nalt” qe krijon shenjtore e heroj…!
Sot, une kerkoj nji emen, due te ndigjoj nji za, shpresoj ne nji shenjtor ose hero qe te marre persiper zbulimin e plote te se vertetes mbi krimet komuniste ne Shqiperi. Heshtja e thelle qe deshmojme sot, e lindun nga pakujdesia dhe e ushqyeme nga moskokçamja e plote ne Shqiperi, me tmerron! Sepse nuk gjej nji pergjigje qe me ngushellon…. e aq ma pak ngushellon familjaret e viktimave sot te harruem nga inondacioni i te mirave materiale qe ofron “moderniteti” bashkekohor. Me duket sikur fshamjet e viktimes nuk ndigjohen sepse mbyten nga muzika degraduese e “tajvaneve” te shumet te kryeqytetit e qyteteve tjere; me duket sikur lotet e grave te lanuna shkret e femijeve te lanun jetime nuk terheqin vemendjen e shumices qe ka sigurue per vete dhe per te afermet e vet nji jete pa brenga qe nuk lejon hymjen e loteve ne banesen e tyne…!
Si mund te pengohet ecja e vrullshme e ketij fenomeni qe eventualisht sjelle gjakderdhjen, e reflekton imazhin e nji vendi ne turbullim kercenues?
Nga larg, shpesh here kam pershtypjen se shume shqiptare kane humbe “identitetin” e tyne, respektin per veten e tyne, dhe shpresen per nji te ardhme ma te mire, ma premtuese. Kjo gjendje me frikeson, sepse nji mase e tille amorfe ashte pre e gatshme e “pseudo-politikaneve” qe genjejne kur flasin, qe identifikojne problemet shoqenore pa asnji mbeshtetje faktuale, e japing receta falso per tejkalimin e gjendjes. Per keta spekulatore te mjerimit te pergjithshem faktet kane humbe kuptimin e yne sepse nuk sherbejne genjeshtren e tyne.
Mbetet defrimi – karadyzeni otoman-. Ai zevendson realitetin qe ska fuqi me u imponue. Latinet kishin shprehjen “panem et circenses” (buke e lodra) Mjafton! Por te shkretet shqiptare nuk kane as buken e gojes shpesh here!
Te sprovuem nga nji cinizem i tille, popullsia e çveshun nga logjika dhe e lodhun nga çkujdesja e plote bien viktime e “pseudove” qe ne esence jane moralisht jashte binarit. Ka mjaft viktima, sidomos te rinj, te vetmuem, pa perspektive, te deshpruem ne nji shoqeni qe nuk i perkrahe e qe jane ne kerkim te nji jete qe vlen te jetohet, nji jete qe ka nji kuptim, e qe nuk e gjejne. Mbetet vetem, nji rruge- e papranueshme dhe falso- ajo e dhunes individuale ose kolektive.
Zakonisht, kombet mbledhin mendjen e fuqite qe kane mbas pervojes tragjike qe kalojne. Por une kam pershtypjen se vendi i jone sot nuk ashte ne gjendje me shkelmue te kaluemen tragjike, as gjen forcen e duhun me ndihmue ardhjen e se rese qe premton.
Sfidat jane te perditeshme per shtetet e shoqenite demokratike qe kerkojne pjesemarrjen e qytetareve, te shoqenise ku qytetaret jetojne te lire. Ne Shqiperi, duket se pyetja vihet: a jane shqiptaret qytetare te lire- ne kuptimin e kulturuem te fjales- me identifikue problemin, me e pershkrue ate, dhe me diskutue lirisht ne nji atmosphere demokratike?
***
Gjate studimeve te mia ne la Sorbonne (Paris,1970-71) si bursist i Qeverise franceze, me koncentrim ne veprat e shkrimtarit Andre Malraux, i drejtova shkrimtarit nji “Leter” ku ne mes tjerash shkruejshe:
“…Shvleresimi i njeriut i organizuem nga komunistet ne kampet e perqendrimit te Shqiperise poshtenoi te burgosun ne numer te madh; shume u vrane, u vetevrane, ne menyret nga ma te llahtareshmet…Te jetosh ne nji kamp perqendrimi ashte vete ferri mbi toke. Te perballosh torturen, te sotmen, te nesermen, ta perballosh ate çdo dite njena mbas tjetres, dhe per dhjete vjet me rradhe, ashte ne fund te fundit nji agoni ma e thelle se ajo e vdekjes…” Nji perpjekje me zbulue krimin ne Shqiperi! Vdekja e shkrimtarit pengoi takimin per nji dialog qe kerkoi Z. Malraux, i prekun nga tregimi i im.
“Misioni” i zbulimit te se vertetes –ne kete rast i krimeve komuniste ne Shqiperi-fitonte ne ate kohe nji nga vlerat morale te pakrahasueshme. Megjithate, edhe ma vone perpjekjet per nji “mision” te ketill nuk kane qene te kenaqeshme, kryesisht sepse “autoritetet” e ardhuna ne fuqi –kapitali moral i te cileve ka qene vuejtja e ish te persekutuemeve dhe te ish shpronsuemeve arbitrarisht e me dhune ekstreme, tue perfshi edhe tortura deri ne vdekje- preferuen rrugen ma pak te veshtire: marrjen e pushtetit…. por jo pergjegjsine e zbatimit te drejtesise ne denimin e krimeve te kryeme. Nuk ashte ndermarre nji inisitiave per hapin e pare te procesit te dekomunizimit te vendit me denimin publik, ne Gjykata te hapuna, te ideologjise vrastare e te praktikes kriminale te Partise Komuniste Shqiptare.
Perkundrazi! Ish udheheqsit e kesaj Partie dolen para Gjyqit te kryesuem nga nji njizete e pese vjeçar dhe nji prokuror njizete e tete vjeçar(sic!) per gjykimin e ish presidentit dhe te nande zyrtareve te larte te ish rregjimit komunist. Kjo farse makabre ofendoi viktimen!
Qe ne fillim, akuzat per shperdorim detyre dhe pasunie te popullit damtuen seriozitetin e proçesit gjyqsor. Ne nji atmosphere gjysem karnavaleske zhvillohej gjykimi i akteve barbare gjate 45 vjeteve te kalueme; ne mes tjerash, vrasja me gjyq e pa gjyq te ma shume se 7.000 qytetareve shqiptare. “Presidenti” u denue me 9 vjet; Ish prokurori i pergjithshem qe pranonte se kishte dhane ma shume se 400 denime me vdekje, mori 11 vjet. Ministri i mbrendshem, pese vjet…e keshtu me rradhe. Vendimi i Gjykates mori karakter thjeshte politik, e deshproi nji popullsi te shumevuejtun. Kudo flitej qe “Qeveria demokratike” mbronte meturinat e komunizmit ne Shqiperi, nji opinion qe vazhdon edhe sot!
Vendimi nuk ishte nji lajm sensacional, ashtu siç pritej nga te gjithe. Tashma, shume shqiptare ishin te shgenjyem me Qeverine e re, dhe te preokupuem nga nevoja urgjente me u punesue. “Ata as kishin kohe, as ishin te interesuem me zbulue krimet e se kaluemes”, shkruente nji vrojtues i te drejtave te njeriut. U krijue atmosfera e heshtjes dhe mosperfilljes qe vazhdon edhe sot: faji nuk denohet; krimi paguen! Vendimi i Gjykates ishte i papritun edhe nga vete te denuemet. Monstri me fetyre njeriu, Aranit Çela, kaposhi i Vlores, u tha haptazi kolegeve te burgut: “Shoke, mos u ankoni; po te ishim ne gjykates do t’i kishim vrare te gjithe” (Deshmi e ish drejtorit te burgut)
Ashte kjo atmosfere mbytese qe nuk lejoi inisiativat serioze per zbulimin e krimit komunist. Akoma sot nuk dihet numri i sakte i viktimave, nuk gjinden varret e tyne, dhe nuk kthehen pasunite e grabituna arbitrarisht.
Akoma sot, bahen deklarata pompoze anti-komuniste, e shperblehen me poste qeveritare e pasuni prrallore shume nga ish kriminelet e se kaluemes tragjike- trashegimtare te pushtetit e te jetes luksoze per vete e per familjaret e tyne, nji privilegj qe u mohue per dhjetra mijera viktima te pafajshme. “Te gjithe i dinin krimet qe ishin kryer ‘me urdher nga lart dhe duhej te hanin dhe’ qe te mos kishte deshmitare per te mbeshtetur, dhe per te mos u vertetuar ne te ardhmen akuzat ndaj diktatures”, shkruente ish kryetari i Hetuesise se Pergjitheshme te Republikes se Shqiperise.
Me kujtohen sot tregimet per thirrjet histerike te Zonjes Nedi Myftiu, bashkeshorte e kriminelit Manush Myftiu, qe shkulte floket e kokes kur ndigjonte demonstratat e studenteve, dhetor 1990, qe thrisnin ”Liri, Demokraci!” “Ç’behet keshtu? Ku do vemi ne…kemi duart e lyera me gjak!…”
Nuk besoj se Zonja Myftiu ka qene e informueme plotesisht per te gjitha krimet qe burri i saj dhe xhelatet tjere komuniste kryenin ne vendin tone: 7,367 gra te burgosuna, 308 gra te çmenduna ne hetuesine komuniste, 45 gra te vdekuna ne qelite e burgut, 450 gra te pushkatueme – simbas disa burimeve serioze. Pa marre parasyshe se numrri i viktimave burra ka qene shtate here ma i madh…! Para nji realiteti te ketill, deshiroj te perseris thanjen e bashkevuejtsit tim, Visar Zhiti:”…duhet te jemi te afte te nxjerrim nga dhembja- virtyte, e te krijojme “kulturen e vuajtjes” qe popujt e zhvilluar e kane.” Kultura qe nderon e respekton çdo vuejtje, nga çdo ane qe vjen: e veshtire? Po!
Por Zonja ne fjale nuk ka perse te frikesohet! Viktima qe therriste Liri, Demokraci ne rruget e qyteteve tona ne dhetor 1990 tregoi fisnikerine e popullit tone: perbuzi urrejtjen, perbuzi hakmarrjen, perqafoi pajtimin e kerkoi drejtesine…qe e mashtroi rande! Ky akt sublim do te mbetet ne historine tone si modeli i sjelljes se qytetnueme, dhe i respektit suprem per lirine dhe dinjitetin e individit, …edhe per kundershtarin!
Sot, veprimtaria politike ne Shqiperi, fatkeqsisht ka humbe randesine e vet esenciale: sherbimin per popullin mbar, me gjithese jam i sigurte qe ka shqiptare te gatshem, te vullnetshem dhe te afte me ndryshue kursin e sotem.
Sot, deshmojme qendrimet pothuejse infantile te elites politike te vendit, megjithese jam i sigurte qe ka “elita” te gatshme me ndryshue kursin e sotem.
Sot, ne se keto ““elita” nuk plotesojne detyrimet e tyne qytetare, me perdorue fjalet e Thomas Jefferson-it, “une dridhem nga frika per vendin tim, kur mendoj se, ne fakt, mund te perfundojme me nji udheheqje qe meritojme!”

Please follow and like us: