Albspirit

Media/News/Publishing

Hafizi: Rama ka braktisur hapur kauzën e Reformës në Drejtësi

Deputetja Mimoza Hafizi është shprehur se me propozimet e fundit të Kryeministrit Edi Rama, ai e ka braktisur hapur kauzën e Reformës në Drejtësi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hafizi shkruan se Rama këtë reformë nuk e do më as si sukses dhe as si dështim të qeverisë së tij. “Sovraniteti, që PD pretendon se cënohet nga Reforma në Drejtësi, është vetëm sovraniteti i 2-3 lidërve politikë, që duan të vendosin gjithshka në emër të popullit, pa perfillur vullnetin dhe interesat qytetare. Me propozimet e tij të fundit, Edi Rama e braktisi hapur kauzën e Reformës në Drejtësi. Këtë reformë ai nuk e do më as si sukses dhe as si dështim të qeverisë së tij.” përfundon Hafizi.

Please follow and like us: