Albspirit

Media/News/Publishing

Hapet konkursi për “Miss Kosova 2016”

Ka filluar aplikimi për “Miss Kosova 2016”. Vajzat nga Kosova dhe diaspora kanë të drejtën e aplikimit, ku dy bukuroshet fituese do të kenë mundësinë të përfaqësojnë Kosovën në kompeticionet botërore “Miss Univers” dhe “Miss Earth”.Organizatorja Agnesa Vuthaj ka paralajmëruar se së bashku më stafin e saj do të mundohen të sjellin një spektakël të denjë para publikut.

Ende zyrtarisht nuk është caktuar data e mbajtjes së spektaklit, por ashtu si vitet e kaluara, edhe këtë vit pritet që vajza të shumta nga diaspora të jenë pjesë e kësaj gare, ku jo rrallëherë edhe kanë fituar çmime të ndryshme.

Në vitin 2007, në organizimin e Agnesa Vuthajt, fituese e “Miss Kosova” ishte zgjedhur Yllka Berisha. Tre vjet më vonë, në vitin 2010, Kështjella Pepshi, banuese në Zvicër, ishte shpallur “Miss Univers Kosova”. Më të njëjtin çmim një vit më vonë u shpërblye edhe Afërdita Dreshaj, e cila jeton në Amerikë. Të dy vajzat shqiptare kishin përfaqësuar Kosovën në “Miss Univers”.

Please follow and like us: