Kerry sërish do të takohet me Lavrov rreth Sirisë
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka thënë se do të mbaj bisedime rreth luftës në Siri me homologun rus, Sergei Lavrov në margjinat e samitit që mbahen javën e ardhshme në Laos.
Kerry do të marrë pjesë në takimin vjetor të Asociacionit të Kombeve Juglindore Aziatike krahas kryediplomatëve nga Rusia dhe Kina më 24 korrik.
Kerry është takuar javën e kaluar me presidentin rus, Vladimir Putin dhe Lavrovin në Moskë, më të cilët është pajtuar për “hapa konkretë” për shpëtimin e armëpushimit dhe rifillimin e bisedimeve të bllokuara të paqes.
Presidenti Obama insiston që duhet mbajtur hapur dialogu me Moskën rreth Sirisë, ka thënë Kerry.
“Presidenti…e ka autorizuar dhe urdhëruar këtë gjë”, ka thënë Kerry.
Please follow and like us: