Kush do ta zëvëndësojë Ban Ki-moon në OKB?
Nga Mehmet Latifi/
Raundi i parë i votimeve për Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, nuk ka qënë shumë shpresëdhënës për kandidatët që janë kandiduar për të zëvëndësuar Ban Ki-moon në postin e Sekretarit të Përgjithshëmtë OKB-së.
Në raundin e parë të votimeve në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, fitore dhe suksesin më të madh e ka arritur ish kryeministri i Portugalisë Antonio Guterres. Ish kryeministri i Portugalisë Antonio Guterres tashmë i prinë listës së kandidatëve për Sekretar të Përgjithshëm të OKB-së në Këshillin e Sigurimit, e kanë konfirmuar burimet diplomatike, që e transmeton Agjencia „AFP“. Në pozitën e dytë është ish presidenti slloven Danilo Türk.Në këto votime, secili anëtar i Këshillit të Sigurimit, mundet të deklarohet për secilin kandidat përmes tre opcioneve: inkurajon, nuk inkurajon dhe nuk kam mendim. Kandidatin që do ta propozojë Këshilli i Sigurimit Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, duhet të behet i ditur deri në fillim të muajit shtator. Në rast se nuk mund të harmonizohen për një kandidat, atëhere më shumë kandidat do të paraqiten para 193 vendeve anëtare në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Kandidat për të zëvëndësuar Ban Ki-moon, pos ish kryeministrit të Portugalisë Antonio Guterres dhe ish presidentit slloven Danilo Türk. janë: Irina Bokova (Bullgari), Helen Clark (Zelanda e Re), Christiana Figueres (Kostarikë), Natalia Gherman (Molldavi), Vuk Jeremiq (Serbi), Srgjan Kerim Maqedoni), Miroslav Lajçak (Sllovaki), Igor Llukshiq (Mali i Zi) dhe Susana Malcorra (Argjentinë) dhe Vesna Pusiq (Kroaci).