Obama: S’kemi pasur dijeni mbi tentativën për grusht shteti në Turqi
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, quajti sot plotësisht të gabuara pretendimet se Uashingtoni ishte në dijeni të grushtit të shtetit në Turqi përpara tentativës.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, quajti sot plotësisht të gabuara pretendimet se Uashingtoni ishte në dijeni të grushtit të shtetit në Turqi përpara tentativës.
“Nuk është e vërtetë që ne kemi qenë në dijeni më herët për grushtin e shtetit. Të gjitha zërat se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë lidhje me tentativën për grusht shteti në Turqi janë të gënjeshtra. Ne refuzojmë çdo përpjekje dhe nismë që kërcënon demokracinë”, theksoi Obama në një konferencë shtypi në përfundim të një takimi me Presidentin meksikan, Enrique Pena Nieto.
Obama u prononcua gjithashtu në lidhje me ekstradimin e Fethullah Gulenit në Turqi.
“Procedura në lidhje me ekstradimin e Gulenit do të avancojë në përputhje me ligjin. Nuk jam unë ai që vendos”, u shpreh lideri amerikan.