Albspirit

Media/News/Publishing

Prokuroria dërgon në gjyq kancelaren e Gjykatës së Apelit Durrës

Prokuroria për Krime të Rënda ka përfunduar hetimet dhe dërgon për gjykim kancelaren e Gjykatës së Apelit, Durrës, Suzana Mandija, e akuzuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të drejtësisë”.
Sipas Prokurorisë e pandehura akuzohet se i ka marrë një shumë parash një shtetasi, me qëllim që të afronte datën e procesit gjyqësor civil që kishte qytetari në Gjykatën e Apelit në këtë gjykatë. Gjithashtu, Prokuroria për Krime të Rënda, dërgon për gjykim edhe shtetasin Gëzim Shala, i akuzuar për « ushtrim ndikimi të paligjshëm ». Ky shtetas ka ndërhyrë tek e pandehura Mandija për të « ndihmuar » qytetarin që kërkonte shqyrtimin e çështjes së tij në një kohë sa më të shpejtë.
Nga hetimet, ka rezultuar se; Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, në vitin 2015, ka referuar pranë Prokurorisë për Krime të Rënda kallëzimin e shtetasit S.T.
Kallëzuesi tregon se ka patur nje problem per pronen e tij e cila eshte ne emer te vellait te tij. Kallzuesi ka perfaqesur vellain e tij ne proceset gjyqesore. Per kete qellim ka hapur proces gjyqësor në Gjykatën e Shkallës së Parë, Elbasan. Gjykata e pranoi kërkesën dhe vendosi detyrimin e ZVRPP Gramsh për të bërë rregjistrimin e parcelës, sipas aktit të marjes së tokës në pronësi. ZVRPP e ka apeluar këtë vendim në Gjykatën e Apelit Durres.
Për rreth një vit nuk ka patur asnjë njoftim për caktimin e datës për zhvillimin e seances gjyqësore. Është interesuar pranë Gjykatës së Apelit, tek sporteli i kancelares, dhe meqënëse sporteli ishte i mbyllur është ulur në kafenen e cila ndodhet brenda ambjenteve të kësaj gjykate. Aty brenda gjeti një grua rreth 35-40 vjeçe, me gjatësi rreth 165 cm, me flokë të zeza të prera shkurt. Ajo e pyeti si me nxitim që si e ka problemin dhe S.T i ka thënë që ka një çështjë civile por ka kaluar shumë kohë dhe akoma nuk ka njoftim se kur do të zhvillohet. Ajo mori numrin e Vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Elbasanit dhe shkoi në zyrën e saj.
Pas rreth një ore ajo i thotë se do ta ndihmojë për caktimin e datës që të jetë sa më afër por nuk merr dot gjë përsipër për gjyqtarët, duke e lënë të kuptonte që për gjyqtarët duhet të flisnin përsëri. Pas rreth 2-3 muajsh u caktua data për zhvillimin e seances gjyqësore. Kur ishte data e gjyqit shkon përsëri në Gjykatën e Apelit dhe ulet në lokalin që ndodhej brenda ambienteve të gjykatës, dhe prape apo ai kamarier e njofton Zanën se doja ta takoja. Zana vjen dhe ulet në tavolinë e tij ku S.T e falenderon që i caktoi një datë për gjyqin.
Trupi gjykues e rrezoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Elbasanit ku ai ishte fitues dhe vendosi që kjo çështje të kthehej dhe një herë për gjykim në shkallën e parë por të gjykohej nga një gjyqtar tjetër me pretendimin se Gjykata e Shkallës së Parë të Elbasanit nuk e ka gjykuar drejt çështjen.
Çështja u kthye përsëri për gjykim në Elbasan. Kjo çështje zgjati dhe dy vjet të tjera deri sa Gjykata e Shkallës së Parë të Elbasanit të jepte një vendim. Gjykata e Shkallës së Parë i dha përsëri të drejtë paditesit S.T dhe vendosi detyrimin e ZVRPP që ta bënte rregjistrimin e parcelës, si dhe plotësi të gjitha detyrat e lëna nga Gjykata e Apelit Durrës.
Ky vendim është apeluar përsëri në Gjykatën e Apelit të Durrësit nga ana e një personi tjetër si palë e paditur. Pasi kishin kaluar rreth 7-8 muaj akoma nuk i ishte caktuar një datë për zhvillimin e gjyqit. Kallëzesi ka shkuar në Durrës tek Gjykata e Apelit për tu interesuar për datën e gjyqit. Tek sporteli ishte një gocë tjetër të cilës i shpjegoi pse kishte ardhur. Ajo gjithashtu i sugjeroi që të takohej me kancelaren për të caktuar një datë sa më të shpejtë për zhvillimin e gjyqit. E pyet se kush ishte kancelarja dhe i thotë se quhej Zana se është ajo që ka qënë më përpara.
Ne lidhje me sa eshte parashtruar ne kallzim, shtetasi S.T. ka pranuar me ane te marreveshjes se nenshkruar me oficerin e policise gjyqesore per te aplikuar perdorimin e metodave speciale te hetimit.
Ne vijim te hetimit rezultoi se, E pandehura, gjate ushtrimit te detyres funksionale qe ka, perkundrejt shperblimit te padrejte ne para ka nderhyre ne procesin administrativ te shortit te ceshtjeve duke favorizuar kallzuesin S.T. Ndersa i pandehuri Gezim Shala me veprimet e tij i ka kerkuar kallzuesit S.T. nje perfitim te paligjshem duke i premtuar nderhyrjen te kancelarja e gjykates se Apelit Durres me qellim per te ndihmuar kallzuesin ne proceduren e shortit te ceshtjes civile.
Please follow and like us: