Albspirit

Media/News/Publishing

Publikohet dekret ligji i parë i gjendjes së jashtëzakonshme

Me anë të këtij dekreti të publikuar edhe në gazetën zyrtare janë mbyllur një numër i madh i institucioneve shëndetësore, arsimore, sindikata, fondacione dhe shoqata.

 

Publikohet dekret ligji i parë i gjendjes së jashtëzakonshme

Publikohet edhe dekreti i parë ligjor i marr pas vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme, e cila hyri në fuqi pas tentativës për grusht shtet më 15 korrik.

Me anë të këtij dekreti të publikuar edhe në gazetën zyrtare janë mbyllur 35 institucione shëndetësore, 1 mijë e 43 institucione arsimore private, 1 mijë e 229 fondacione dhe shoqata, 19 sindikata dhe 15 institucione të fondacionit të arsimit të lartë.

Sipas dekretit ligjor në fjalë, kohëzgjatja e paraburgimit gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme nuk do mund të jetë më shumë se 30 ditë përveç kohës së detyrueshme për t’i paraqitur të dyshuarit para gjykatësit ose gjykatave më të afërta.

Sipas këtij dekreti nëpunësit shtetëror, për të cilët vlerësohet se janë anëtar, pjesëtarë ose kanë lidhje me organizata terroriste ose me struktura, formacione ose grupe për të cilat Këshilli i Sigurisë Kombëtare ka marr vendim se zhvillojnë aktivitete kundër sigurisë kombëtare shtetërore, do të shkarkohen nga puna dhe nuk do të mund të punësohen më në sektorin publik.

Please follow and like us: