Shpërthim masiv në Kabul, së paku 20 viktima
Një shpërthim i madh e ka goditur një marshim sot në kryeqytetin afgan, Kabul derisa mijëra pjesëtarë të minoritetit Hazara janë mbledhur për të protestuar rreth një linje për furnizim me energji elektrike.
Zyrtarët afganë thonë se së paku 20 persona janë vrarë dhe 160 të tjerë janë lënduar, raporton Reuters.
Fraidoon Obaidi, shefi i Departamentit për Hetime Penale në Kabul i ka thënë AFP-së se ende nuk dihet natyra e shpërthimit.
Ambulancat kanë pasur vështirësi që të arrijnë në vendin e ngjarjes pasi gjatë natës autoritetet kanë bllokuar unazat kyqe të qytetit për të parandaluar demonstruesit që të arrijnë pallatin presidencial.
Asnjë grup deri më tash nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin, që ka ndodhur në kulmin e ofenzivës verore të talibanëve.
Protestuesit kërkojnë që t’i ndryshohet kahja linjes transmetuese 500 kilo voltëshe nga Turkmenistani për në Kabul duke e çuar drejt krahinës Bamiyan, që e ka edhe një numër të madh të pjesëtarëve të këtij minoriteti.