Albspirit

Media/News/Publishing

21 vjeçari shqiptar zbulon pikat e dobëta të Samsung dhe antivirusit Avira, alarmohet kompania

 Rio Sherri, i riu nga Tirana merr çmimin “Eksperti në Sigurinë ...

 

Një 21-vjeçar ka zbuluar pika të dobëta në dy nga sistemet më të përdorura sot në botë, në telefonat Samsung dhe në antivirusin AVIRA.

Bëhet fjalë për Rio Sherri, i sapodiplomuar në degën Informatikë pranë Universitetit të Shkencave të Natyrës në Tiranë.

Pak kohë më parë ai ka zbuluar një aplikacion mobile, që ishte instaluar në telefonat Samsung dhe që lejonte që çdo përdorues që ishte në të njëjtën lidhje Wireless të merrte akses të plotë në telefonin e një përdoruesi tjetër.

Samsung mori menjëherë masat për ta rregulluar këtë dobësi, ndërsa i dërgoi Rios në Tiranë dhuratë një telefon Samsung Galazy S7 Edge.

Në të njëjtën kohë Rio Sherri gjeti një RCE (remote code execution) tek antivirusi: Avira free Antivirus i cili kishte impakt tek 500 milion përdorues.

Avira e falenderoi duke i dërguar një shpërblim monetar.

Please follow and like us: