38 deputetë që nuk votuan të paktën një nen të Reformës në Drejtësi
Janë jo pak, por 38 deputetë të parlamentit shqiptar të cilët nuk morën pjesë në votimin e një neni gjatë seancës historike të kalimit të ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi. Si asnjë herë për votimin nen për nen të reformës në drejtësi, u përdor në Kuvend votimi elektronik, ndryshe nga votimi i zakonshëm me karton. Të gjithë deputetët shprehen të habitur për faktin se emri i tyre është regjistruar në kategorinë e ligjvënësve që nuk kanë marrë pjesë në votimin e disa neneve. Vetëm ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka vendosur që të pranojë faktin se nuk e ka votuar me vetëdije një prej neneve të draftit të Reformës në Drejtësi. Deputetët e tjerë japin si të vetmin shpjegim mosfunksionimin e mirë të elektronikës, apo mos kapjen e kohës gjatë votimit.