Albspirit

Media/News/Publishing

Britania: “Turkistani Lindor”, një organizatë terroriste

Qeveria britanike e ka përcaktuar zyrtarisht Partinë Islamike të Turkistanit si një organizatë terroriste dhe ky vendim bazohet tek provat e forta dhe tek një analizë e hollësishme.

Në listën e organizatave terroriste të publikuar më 15 korrik nga Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, janë përfshirë gjithsej 70 organizata ndërkombëtare terroriste, në të cilën bën pjesë edhe Partia Islamike Turkistanit.

Në këtë listë, Partia Islamike e Turkistanit është përshkruar si një organizatë terroriste dhe separatiste, që u themelua në vitin 1989 në Kinën Perëndimore. (Jiang Lei/Albana)

Please follow and like us: