Albspirit

Media/News/Publishing

Dëshira për t’u ndjerë e bukur sërish

 

 

Një 21-vjeçare ka treguar momentin kur një vit më parë, teksa po udhëtonte me tren, ka pësuar një aksident. Ajo ishte me shoqërinë dhe kishin shkuar për t’u argëtuar në një prej parqeve të lojërave më të mëdhenj në Britani.

Por teksa ishin në trenin e shpejtë, ndodhi ajo çfarë nuk e prisnin. Vagoni i saj përplaset me një tjetër dhe skena që pasoi ishte si e një filmi horror. Sipas mediave ndërkombëtare, nga kjo përplasje mbetën të plagosur 15 persona, në parkun Alton Towers.

Në mes të plagosurve ishte edhe Vicky Balch, e cila për fat mbijetoi, por humbi këmbën e djathtë. Kështu, një vit më pas, 21-vjeçarja duket se ka arritur të gjejë forcë për të tejkaluar ngjarjen e rëndë.

Madje bukuroshja ka pozuar me të brendshme. Pavarësisht kësaj, Balch thotë se ishte një vendim i vështirë.

“Nuk kisha veshur të brendshme seksi që prej aksidentit. Më përpara ndjehesha mirë me të brendshme dhe merrja gjithmonë komplimente për të pasmet e mia”, është shprehur 21-vjeçarja.

“Nisa të besoj se jam seksi sërish. Kisha nisur të urreja veten për pamjen që kisha. Nuk e shihja dot veten të zhveshur. Refuzoja takimet me djemtë pasi ndjehesha në siklet se do turpëroheshin prej meje”, ka shtuar ajo.

Por mesa duket ky set i ka rritur besimin tek vetvetja. “Sërish ka ditë kur zgjohem në mëngjes dhe them: Pse mua? Por tanimë ngrihem dhe vendos ca makijazh dhe përballem me botën”, shprehet Vicky.

Please follow and like us: