Albspirit

Media/News/Publishing

Di Caprio dhuron 45 milionë dollarë 

Fondacioni për mbrojtjen e ambientit, themelues i të cilit është Leonardo DiCaprio, këtë vit ka grumbulluar 45 milionë dollarë. Në gala mbrëmjen tradicionale që është mbajtur në St. Tropez, të ftuarit e aktorit kanë qenë dorë lëshuar.

Një pjesë të parave, DiCaprio ka vendosur t’ua dhurojë edhe familjeve të viktimave në Nice të Francës.  Ceremoninë e kanë udhëhequr Chris Rock dhe Mariah Carey, ndërsa publikun e kanë argëtuar Lana del Rey dhe Andrea Bocelli.

Hamshori hollivudian ka mbajtur edhe një ankand, ndërsa nga gjërat që janë shitur ishin edhe manshetat e diamantit dhe ora Rolex që e ka mbajtur mbrëmjen kur e fitoi çmimin Oscar për filmin “The Revenant”.

Please follow and like us: