Albspirit

Media/News/Publishing

Erdogan shkrin njësinë elitë të gardës presidenciale

Njësia elitë e gardës presidenciale do të shpërbëhet pasi të paktën 300 anëtarë të saj janë arrestuar pas dështimit të tentativës së grushtit të shtetit

Kryeministri Binali Yildirim duke dhënë këtë lajm, deklaroi se “nuk ka nevojë për këtë regjiment. Nuk do të ketë më një njësi rojesh presidenciale. Nuk na duhen më.

Ndërkohë që dje u arrestua edhe nipin e klerikut Fethullah Gylen për të cilën Turqia e akuzon se është pas grushtit të shtetit, por kjo mohohet nga ana e tij.

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka urdhëruar po dje mbylljen e mbi 1 mijë shkollave private, ndërsa e ka zgjatur periudhën gjatë së cilës të dyshuarit mund të mbahen të paraburgosur pa aktakuzë.

Please follow and like us: