Hollande/Merkel: Për një bashkëpunim më të ngushtë pas “akteve të neveritshme”
François Hollande dhe Angela Merkel u shprehën njëzëri sot pas aktit të dhunshëm në Mynih për të bashkëpunuar më ngushtë përballë atyre që duan të krijojnë një klimë terrori, sipas Elysee.
“Gjatë një bisede telefonike me kancelaren gjermane, presidenti francez shprehu mbështetjen dhe solidaritetin e Francës ndaj Gjermanisë”, njoftoi një deklaratë e shërbimeve pranë tyre.
Të dy liderët shkëmbyen mendime rreth natyrës së akteve të neveritshme të regjistruara në ditët e fundit në të dy shtetet, duke rënë dakort mbi domosdosshmërinë e një bashkëpunimi më të ngushtë përballë atyre që duan të krijojnë ndasi mes popujve dhe krijojnë një klimë terrori në mesin e popullatës”, shtoi presidenca franceze.
Please follow and like us: