Albspirit

Media/News/Publishing

Konfirmohet identiteti i kosovarëve të vrarë në Mynih, edhe një tjetës mes të plagosurve

vvvvvvvvvvvvvvLajmi për tre kosovarët të cilët u vranë të premten në Mynih gjatë aktit terrorist është konfirmuar edhe nga policia e gjermane. Kështu bën të ditur Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ku thuhet se është njoftuar zyrtarisht se dy nga nëntë viktimat e sulmit të djeshëm në Mynih, janë edhe të rinjtë kosovarë: Aremela Segashi, Dijamant Zabërgja si dhe shqiptarja Sabinë Sulaj e cila është në identifikim e sipër. Ndërkohë edhe një kosovare, Lumnije Azemi, është në mesin e të plagosurve. “Përfaqësuesit e policisë gjermane, përmes komunikimit zyrtar me autoritetet e shërbimit diplomatik dhe konsullor të Republikës së Kosovës në Mynih, kanë njoftuar se në mesin e të plagosurëve janë edhe tre shtetas tjerë sipas tyre aktualisht me status të panjohur të shtetësisë, Mirsad Jovanivic dhe Benet Adili, kurse Lumnije Azemi e datëlindjes 20.04.1972 është shtetase e Kosovës”, thuhet në njoftim. MPJ thotë është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane për të siguruar më shumë informacione lidhur më shtetësinë e qytetarëve të lënduar./KosovaPress/

Please follow and like us: