Kush janë tre drejtorët që shkarkuan 7 policë për kunatin e Tahirit. Publikohen emrat e efektivëve të penalizuar
Dy drejtorë të Policisë së Shtetit janë vënë nën akuzë se kanë shkarkuar 7 efektivë të njësisë “Shqiponja” vetëm se kishin ndaluar kunatin e ministrit, Saimir Tahiri. Ata janë Arben Skëndo, shef i SHAÇB dhe Ervin Hodaj, drejtor i policisë së Tiranës. Sipas ish –kryeministrit Berisha, ata kanë firmosur shkarkimin e 7 efektivë. Në këtë ngjarje Berisha thotë se është implikuar edhe Ejvi Robo, drejtor i Inspektimit në Ministrinë e Brendshme dhe Genti Ceka, shofer i besuar i Tahirit.
Janë bërë të ditur edhe emrat e efektivëve të pezulluar nga detyra.
Vladimir Laska, shefi i njësisë Shqiponja
Shkëlzen Metushi, Komandant i grupit të Njësisë Shqiponja
Artan A., efektiv i njësisë Shqiponja
Julian B., efektiv i njësisë Shqiponja
Haki D., efektiv i njësisë Shqiponja
Indrit M., efektiv i njësisë Shqiponja
Luan A., efektiv i njësisë Shqiponja