Albspirit

Media/News/Publishing

Kushtet dhe përzgjedhja për Byronë Kombëtare të Hetimit 

 

 

Zbatimi i Reformës për Drejtësi do të duhet të nisë në fuqi pas firmosjes së ndryshimeve kushtetuese nga Presidenti Bujar Nishani. Por konkretizimi i saj dhe funksionimi pritet të nisë nga muaji shtator, kur do të fillojë zgjedhja e institucioneve të reja të gjyqësorit.

Gjykatat aktuale do të qëndrojnë deri sa ndërtohen institucionet e reja të drejtësisë. Kjo është një punë që pret që të zgjasë deri në vitin e ardhshëm ndoshta edhe më shumë.

Por të parat institucione që do të nisin punën janë: Byroja Kombëtare e Hetimit apo siç emërtohet Njësia Speciale Anti-korrupsion, si dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

Në fakt për Byronë Kombëtare të Hetimit mësohet se prej kohësh janë mbledhur CV-të e punonjësve të Policisë së Shtetit, që janë kandidatë të mundshëm për tu bërë anëtar të këtij institucioni që pretendohet se do të sjellë një zhvillim të ri në luftën kundër korrupsionit.

I gjithë buxheti i Byrosë së Hetimit do të ofrohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkatësisht Departamenti i Shtetit. Godina e Byrosë së Hetimit do të jetë në një objekt të ushtrisë shqiptare në periferi të kryeqytetit. Në këtë objekt po futen në brendësi të saj pajisje nga më modernet që do të përdoren për hetimin e zyrtarëve të korruptuar.

Ndërkaq, siç mësohet në radhët e Byrosë Kombëtare të Hetimit “BKH” nuk do të jetë asnjë person që ka punuar në organet policore gjatë diktaturës komuniste, që nuk ka qenë asnjë herë agjent apo rezident i shërbimit sekret shqiptar por edhe të ndonjë shërbimi fqinj, duhet të ketë moshë nga 30-45 vjeç.

Pjesa më e madhe e agjentëve të BKH-së do të jenë specialist “IT” dhe financierë, të cilët do të trajnohen në përdorimin e armëve të zjarrit si dhe për metoda policimi. Këto do të jenë dy profesionet e zgjedhura për shkak se hetimi i tyre do të jetë kryesisht në korrupsion dhe njohja e financave dhe mënyrës së lëvizjes së parave në rrjet është një ndër kushtet.

Please follow and like us: