Lamtumirë Roberto Mançini!
Inter ka vendosur që të mos e rinovojë kontratën me trajnerin aktual, Roberto Mançin. Italiani aktualisht është në Amerikë me skuadrën për turneun e tyre veror dhe pritet të takohet me Presidentin Erick Thohir, për të diskutuar për të ardhmen kontrata aktuale e të cili skadon në fund të sezonit 2016/17.
Sipas gazetës italiane ‘Tuttosport’, klubi italian ka vendosur që të mos rinovojë kontratën me Mancinin. Kjo e përditshme gjithashtu shkruan se nuk do të ketë investime të mëdha në skuadër këtë afat kalimtar.
Në rast se Mancini vendos të largohet një vit pa përfunduar kontrata, Interi do të tentojë të afrojë trajner si Cesare Prandelli dhe Marcelo Bielsa, ky i fundit është kërcënuar nga Lazio se do të padisë atë për shkelje të kontratës, i cili shkëputi kontratën vetëm pak ditë pasi nënshkroi me klubin italian.