Albspirit

Media/News/Publishing

Merkel: Përjetuam të gjithë një natë tmerri

merKancelarja gjermane, Angela Merkel përmendi “një natë tmerri” pas hapjes së zjarrit në Mynih, një akt i kryer nga një i ri 18 vjeçar që vuante nga çrregullime psikiatrike, i cili vrau 9 persona përpara se të vetëvritej. “Qytetarët e Mynihut lanë pas një natë të tmerrshme”, tha ajo në reagimin e parë publik pas sulmit me armë në një qendër tregtare, një mbëmje e tillë është për të gjithë mjaft e vështirë për t’u suportuar. “Shprehem në emër të qeverisë se të gjithë po vajtojmë me zemër të vrarë për ata që nuk do të kthehem më pranë familjeve të tyre”, shtoi ajo nga Kancelaria në Berlin. Udhëheqësja konservatore bëri homazhe në Mynih, veçanërisht në familjet e atyre që hapën dyert për personat që endeshin kuturu në qytet pasi qyteti u gjend pothuajse në gjendje rrethimi. “Ata treguan se ne jetojmë në një shoqëri të lirë që dëshmon humanizëm”, theksoi ajo. Janë këto vlera që na japin forcë të madhe”, sipas saj. Agresori, një i ri gjermano-iranian vrau nëntë persona dhe plagosi 16 të tjerë dje pasdite përpara se të largohej dhe të vriste veten pak metra larg qendrës tregtare. Trupi i pajetë u gjet gjatë mbrëmjes. Pjesa më e madhe e viktimave janë adoleshentë ose të rinj dhe autoritetet njoftuan për një veprim të një personi të çekuilibruar në formën e depresionit. Në asnjë rast veprimi i tij nuk ka lidhje me motivimin islamik, sipas policisë.

Please follow and like us: