Putin, i aftë t’i shpallë luftë NATO-s
Vladimir Putin nuk do të hezitojë t’i shallë luftë NATO-s nëse kërcënimi për Rusinë do të shtohet nga grumbullimi i forcave të Aleancës në shtetet balltike. Paralajmërimi për këtë rrezik jepet në një raport të shkruar nga gjenerali britanik Richard Shirreff dhe ish-këshilltari i ministrit të Jashtëm të Polonisë, Maciej Olex-Szczytowski.
Ata shprehen se “Perëndimi keqkupton Rusinë, duke supozuar se ajo do t’ju bindet atyre”. Dokumenti nënvizon se Rusia mund të deklarojë luftë “brenda natës” dhe se NATO-ja nuk mund të jetë në gjendje ta ndalojë atë përmes mbrojtjes në Baltik – në shtetet si Lituania dhe Letonia. Një mobilizim i shpejtë rus do të kishte “pasoja shkatërruese për Poloninë lindore dhe pasoja fatale për Aleancën”.
“Edhe nëse Moska nuk ka asnjë qëllim të menjëhershem për të sfiduar direkt NATO-n, kjo mund të ndryshojë papritur brenda natës dhe mund të zbatohet me shpejtësi të madhe, duke ndjekur planet tashmë të përgatitura”, thuhet ne raport. “Forcat e Rusisë në qarkun ushtarak perëndimor mund të forcojnë shpejtë njësitë dhe formacionet me pjesët tjera, nën mbulesën e stërvitjeve ushtarake – të planifikuara ose të parakohshme”.
Momentalisht, Lindja e Mesme është duke shërbyer si pikë e nxehtë për konfliktet midis Rusisë dhe Perëndimit, pasi Kremlini po rrit fuqinë ushtarake në rajon për të luftuar ISIS-in, por kohë më parë ka bombarduar edhe një bazë amerikane e britanike me ushtarë të forcave speciale, raporton Telegraf. Anijet e marinës ruse gjithashtu janë përleshur dy herë me anijet amerikane dhe aeroplanët e tyre luftarakë kanë kryer sulme të simuluara në luftanijet e Pentagonit.