Sa do kushtojë koncerti i Dua Lipes në Tiranë?
Këngëtarja bukuroshe shqiptare me famë botërore, Dua Lipa që jeton në Londër do të vizitojë Tiranën të mërkurën e 10 Gushtit.
Ajo do të dhurojë një shfaqje e cila do të elektrizojë tejmase kryeqytetin shqiptarë, por që nga krahu tjetër do ti peshojë shumë xhepave të organizatorëve. Shumë zëra thonë se vetëm dritat Led dhe sistemi audio do të kap vlerën 110 mijë euro (pritet zyrtarizimi kësaj shifre).
Shifra nuk është e ekzagjëruar, po të vlerësosh përmasat e këngëtares Dua Lipa, por duhet pranuar që për ne, që kemi shtrirë jetën tonë në këtë vend sa gjatë gjerë është një vlerë mjaft pikante.
Lidhur me ardhjen e saj në Tiranë ka ende pak informacione, por zërat që qarkullojnë tregojnë se shpenzimet në total pritet të arrijën në afro 250 mijë euro, të cilat do të shërbejnë për të mbyllur me sukses këtë shfaqje, duke nisur nga përgatitja e skenografisë, deri tek detajet më të vogla të lëvizjes së këngetares, që nga BBC është futur në klasifikimin e më të mirave në botë.
Ardhja e Dua Lipas në Tiranës është një lajm shumë i mirë dhe mjaft i gëzueshëm, i cili duhet pranuar që ka kosto të larta.
Siç shihet në posterin e publikuar nga vetë këngëtarja, ky koncert do të organizohet nga “Republica Comunications”, i mbështetur nga Bashkia Tiranës dhe Fondacioni “sunny Hill”.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar lidhur me ardhjen e Lipas në Instagram. Veliaj ka shkruar në rrjetin e tij Instagram: ”Sa bukur! Do mbyllim vitin tonë të parë në Bashki me Dua Lipa në Tiranë. Shihemi të gjithë në 10 Gusht tek sheshi Nënë Tereza”.
Dua Lipa ka lindur në Londër në vitin 1995. Familja e saj emigroi në Angli në fillim të viteve ’90, për shkak të dhunës dhe represionit që pushtoi vendin e tyre. Kur ishte 11 vjeç, Dua transferohet në Prishtinë, deri në moshën 15-vjeçare, kur vendos të rikthehet në Londër për të ndjekur pasionin e saj për muzikën.
Si gjithë adoleshentët në perëndim, ajo punoi fort për të përballuar shpenzimet personale. Për shkak të punës si mikpritëse në dyert e klubebve të natës, Dua Lipa u frymëzua nga ajo çka shihte, për ta hedhur në tekstet e këngëve të saj. “Dramat, ana e errët e jetës së natës, u bënë temat për të cilat doja të shprehesha”, thotë 19-vjeçarja.
Frymëzimi më i madh i këngëtares së re ishte babai i saj, Dukagjini, i njohur në Kosovë me bandën e tij të muzikës rock, ODA. Dua Lipa punoi për këngën e saj të parë “Neë Love” me Andreë Wyatt dhe Emile Hayne, producentë që kanë bashkëpunuar edhe me Lana Del Rey.
‘Single’i i dytë “Be the One” është një rrëfim i këngëtares për veten. “Për mua ‘Be The One’ ka të bëjë me vetëbesimin, këmbënguljen dhe luftën për atë çfarë do. Kjo është ajo çka unë dua të bëj në jetën time dhe mënyra se si dua të prezantohem”, është shprehur artistja e re në një intervistë për revistën e njohur NYLON.
“BBC”, rrjeti mediatik i famshëm e me influencë në publik, e ka vendosur këngëtaren e re në listën e atyre artistëve që i quan, “Sound of 2016. Zëri me ngjyrë të errët, i ngjashëm me legjendat e muzikës soul dhe jazz, i ka dhuruar adoleshentes me pamjen engjëllore, atributet e një ylli të vërtetë që pritet të shkëlqejë në botën muzikore