Sulmi i Mynihut, Mavraj: Sot qajnë zemrat tona
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Mërgim Mavraj ka shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet e tij për sulmin e Mynihut, ku mbetën të vrarë 10 persona, mes të cilëve tre shqiptarë të Kosovës. “Sot qajnë zemrat tona…Nuk mund të gjej fjalë për ngushëllimin e familjarëve që kanë humbur dritën e syve! Akte të tilla nuk njohin moshë, fe, gjini e as kufi! Zoti jua lehtësoftë dhimbjen familjarëve”, shprehet Mavraj përmes një postimi të bërë në “Facebook”.
Please follow and like us: