“Sulmi” ndaj hotelit ku gjendej Erdogan. Mediat qeveritare publikojnë një video të re
Një video e re që tregon ndërhyrjen e ushtrisë turke në hotelin ku gjendej presidenti Erdogan natën e “grushtit të dështuar të shtetit” është publikuar nga media qeveritare AA në Turqi. Në video shfaqen disa ushtarë që sipas AA rrethojnë hotelin Grand Yazici në Marmara të Muglas. Njoftimi thotë se ata luftuan me truprojat e Erdogan dhe më pas drejtohen në rrugën kryesore. Pamjet janë xhiruar nga një kamera sigurie.
Please follow and like us: