Albspirit

Media/News/Publishing

Takimi i G20, shqetësime për ekonominë botërore

Ministrat e Financave të G20-ës u zotuan për t’i dhënë një shtytje ekonomisë botërore, për të cilën ata u shprehën se po rimëkëmbet me vështirësi.

Delegatët në takimin që u mbajt në Chengdu të Kinës dolën sot me një deklaratë në përfundim të takimit dy-ditor. Ata shprehën shqetësim për planin e Britanisë për t’u larguar nga Bashkimi Evropian dhe për pasojat që do të kishte kjo tek ekonomia botërore.

Por ata shtuan, se megjithatë, vendet e G-20-ës “janë të përgatitura për të trajtuar pasojat e mundshme ekonomike dhe financiare” që do të kishte dalja e Britanisë nga BE-ja.

Ministri i ri i Financave i Britanisë, Philip Hammond, i tha ministrave të financave se shqetësimet për largimin e vendit të tij nga BE-ja duhet të zhduken, sapo Londra të hartojë një dokument me vizionin e saj të ardhshëm për lidhjet që do të ketë me pjesën tjetër të Europës. Disa nga ministrat në takimin e G-2- e nxtiën Britaninë dhe BE-në të veprojnë me shpejtësi për zgjidhjen e çështjeve që lidhen me çështjen e Britanisë.

Ministrat e financave u zotuan të mos pranojnë proteksionizmin në marrëdhëniet tregtare, një çështje e evidentuar, që kur kandidati republikan për president Donald Trump tha se në se zgjidhet president, ai do të rishikonte të gjitha marrëveshjet tregtare të Amerikës, duke shtuar një sërë kufizimesh.

Sekretari amerikan i Thesarit Jack Lew, tha në takim se ekonomia amerikane është tani e fuqishme, me një treg pune të shëndetshëm, ndërsa gjendja e ekonomisë botërore mbetet e pasigurtë.

Please follow and like us: