Albspirit

Media/News/Publishing

Yjet e dashuruar në vetvete

Njerëzit, të cilët i quajmë narcisë, janë të dashuruar në vetveten dhe mendojnë vetëm për veten e tyre, mendojnë se janë në qendër të botës dhe se të gjithë të tjerët duhet të kontrollohen nga ata. Shpesh bëjnë gjëra të pazakonta vetëm e vetëm për të tërhequr vëmendjen. Dhe nuk duhet të befasoheni me faktin se Hollivudi është i mbushur përplot narcisë. Dhe më i madhi në mesin e tyre, është reperi Kanye West, i cili njëherë kishte deklaruar: “Unë jam njeriu numër 1 në muzikë”. Ne ju prezantojmë disa nga narcisët më të mëdhenj në botën e shoubiznesit. Kim Kardashian aq shumë e fotografon vetveten, sa ka vendosur që ta botojë një libër me fotot e saj “selfie”. Ajo vazhdimisht lëvdohet se është “superseksi”. Edhe Mariah Carey është njëra prej atyre që poston vazhdimisht fotot e saj në internet, transmeton “zeri.info”.

Kështu, ajo në një festë katolike, në “Instagram” kishte postuar një foto në bikini dhe në këmishë të lagur, e cila nxirrte në pah gjinjtë e saj të bujshëm. Është vështirë të konstatohet nëse Charlie Sheen është një narcis, i çmendur apo vetëm lufton kundër demonëve të vet.

Është i njohur për atë se i sulmon ish-të dashurat në medie dhe thotë se “jam më i miri”. Rihanna e adhuron veten, muzikën e saj, trupin dhe shpesh poston foto provokuese. Kur asaj i kanë thënë që të heqë fotografitë nga “Instagram”-i në të cilat ajo shihet gjysmë e zhveshur, ajo ishte tërbuar. Dhe jo vetëm kjo, ajo i tall dhe i përqesh ata që nuk i përgjigjen standardeve të saj. Donald Trump e adhuron të dëgjojë zërin e tij dhe është aq i dashuruar në vetveten sa i padit ata që i pengojnë. Nëse dikush thotë ndonjë fjalë të shëmtuar për të, ai nuk mund ta kapërdijë këtë, por menjëherë e thërret avokatin e tij. Modelja Naomi Campbell nuk njihet vetëm për trupin e saj seksi por edhe për sjelljen e saj të vrazhdë ndaj rrethit dhe për sulmet e zemërimit. Ajo edhe fizikisht ka sulmuar ndihmëset e saj kur i kanë thënë se nuk duket mirë.

 

Please follow and like us: