Albspirit

Media/News/Publishing

A do të vijë dhe në Shqipëri gjiganti britanik që bleu Agon Channel Italia? 

 

 

Pas luftës së paprecedentë që ju bë personalisht nga kryeministri Edi Rama, biznesmeni italian Francesco Beccheti ka vendosur që të shesë projektin e tij “Agon Channel Italia”. Kjo media me qendër në Tiranë, hyri fuqishëm dhe me ambicie edhe në tregun Italian nëpërmjet “kanalit 33”, ku u angazhuan edhe disa ikona të ekranit të këtij vendi.

Siç shkroi media, Beccheti ia ka shitur kompaninë rrjetit gjigant televiziv ndërkombëtar  SNI (Scripps Networks Interactive). Nuk dihet nëse në këtë marrëveshje përfshihet edhe “Agon Chanel” në Tiranë që është në fakt edhe kompania mëmë. Aktualisht kompania mediatike e Bchetit në Shqipëri është nën sekuestro nga qeveria shqiptare, por ai është duke zhvilluar një betejë ligjore intensive ndërkombëtare dhe shanset janë që ta fitojë atë. Grupi SNI është i famshëm për kanalet e tij që trajtojnë tema të si udhëtimet në botë në vende ekzotike, kuzhinat tradicionale, turizmin etj. Ky rrjet është i shtrirë fuqishëm në Amerikë, Azi dhe së fundmi edhe në shumë vende në Evropë, por jo në Ballkan. Biznesmeni italian Beccheti, e ka deklaruar disa herë që pasi të fitojë betejën ligjore me kryeministrin Rama, do të rikthehet në Shqipëri. Ndoshta mënyra më e mirë që ka menduar për të realizuar këtë pas betejës ndërkombëtare ligjore, është ajo nëpërmjet SNI. Scripps Networks Interactive (Nasdaq: SNI) me kanalet e shumta dixhitale, vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka rreth 190 milionë abonentë në muaj. Jashtë SHBA, SNI zotëron TVN një multi-platformë mediatike, kompani të shumta botuese,  si dhe ka një sipërmarrje të pavarur tregtare të përbashkët, UKTV, me BBC Worldwide. Përveç këtyre, rrjeti zotëron shtatë marka televizive me programe shërbimi dhe argëtuese, si Asian Food Channel, Cooking Channel, DIY Network, Fine Living, Network Food, HGTV dhe Travel Channel. Të gjitha këto transmetohen në  29 gjuhë të botës  duke qenë prezent në mbi 165 milionë familje, në më shumë se 175 vende dhe territore. Scripps Networks Interactive e ka selinë qëndrore në Knoxville, Tennessee, me zyra në New York, Los Angeles, Chicago, San Francisco, Washington, Dallas, Atlanta dhe Detroit. SNI, gjithashtu ka zyrë në Londër, Singapor dhe së fundi edhe në Itali.

Please follow and like us: