Bregu: Mosvotimi i reformës ka qenë një turpet më të mëdha në këtë parlament
Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu ka folur për Reformën në Drejtësi në seancën e sotme parlamentare. “Pas dy vitesh diskutimesh reforma u votua nga të gjithë”, – ka hapur fjalimin e saj deputetja. Bregu në fjalën e saj nuk ka lënë pa theksuar rëndësinë e kësaj reforme duke e cilësuar si një revolucion në qeverisjen e vendit. “Sa do të ketë kushtuar, kjo reformë eshte nyja për të ndarë dy kohë e dy politkave të ndryshme”, -është shprehur Bregu. Më tej deputetja ka deklaruar se mosvotimi i kësaj refome që në kohën e qeverisjes së të djathtës është një nga turpet më të mëdha të këtij parmalenti. “Mosvotimi i saj ka qënë një nga turpet më të mëdha në këtë parlament. Po turpi le t’u mbetet atyre që mbajnë sot qeverisjen. Reformat janë rruga e vetme për modelin Europian”, – ka vijuar deputetja.