Albspirit

Media/News/Publishing

Çfarë ndodhi në repartin e hemodializës ku një pacient humbi jetën nga flakët

Policia ka dhënë versionin e saktë të ngjarjes së ndodhur paradite në një spital privat, ku një pacient humbi jetën. Ka qenë një pacient 57 -vjeçar, Lefter C, ai që ka hyrë në dhomën e një pacienti tjetër, D. Saraçi dhe pasi e ka lyer me benzinë i ka vënë flakën. Zjarri ka përfshirë edhe një grua, Sanie Sulaj, që po merrte shërbimin e dializës. Për pasojë ajo ka ndërruar jetë. Ndërsa autori i kësaj ngjarje dhe shenjestra e tij kanë marrë plagë të rënda.
Komunikata e policisë
Më datë 25.07.2016, rreth orës 11:00, tek spitali Amerikan, në SQU, në brendësi të pavionit të Hemo-Dializës, ka rënë zjarr. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë shërbimet policore dhe zjarrfikset të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit. Shërbimet e komisariatit të Policisë nr 3 nxorrën jashtë godinës pacientët që ndodheshin brenda. Nga veprimet paraprake te grupit hetimor i cili ndodhet  në vendin e ngjarjes  dyshohet   se zjarri mund të jetë shkaktuar me dashje nga pacienti i identifikuar si Lefter C., 57 vjeç. Dyshohet se ka lind një konflikt midis dy  shtetasve Lefter .C  dhe shtetasit  D.Saraçi, 47 vjeç. Shtetasi Lefter .C pasi ka mbaruar dializen ka shkuar në dhomën e shtetasit D.S , ka nxjerrë nga qesja një bidon dhe  dyshohet të ketë spërkatur me benzinë shtetasin  D.S dhe me pas i ka  vënë zjarrin. Me nderhyrjen e infermierëve është bërë e mundur shuarja e zjarrit mbi autorin e dyshuar dhe të dëmtuarin. Shtetasi D.Saraçi ka qenë i shtruar dhe merrte mjekim dhe në të njejtën dhomë me të ka qenë duke marrë mjekim dhe pacientja  Sanie Sulaj , 55 vjeçe  nga Mamurrasi e cila ka gjetur vdekjen si pasoje e asfiksisë. Aktualisht shtetasi D.Saraçi ndodhet i shtruar në sallën  e reaminacionit pranë spitalit Ushtarak,  kurse autori i dyshuar ndodhet në spitalin American 2. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Please follow and like us: