Deputeti i PD-së mbështet koncensionin e dyshimtë për minierën e Bulqizës
Pjesë nga fjala e deputetit Keta
Koncesionarët e huaj austriakë, italianë e rusë morën vetëm përfitimet e veta dhe u larguan. Qeveria mori vendimin dhe vendosi t’ia kalojë këtë një kompanie shqiptare që kërkon zgjatjen e këtij koncensioni. Miniera kërkon vëmendje të veçantë nga qeveria duke qenë se është profesioni më i vështirë. Ju u premtuat minatorëve uljen e moshës së pensionit por rritët përqindjen e sigurimeve dyuke bërë që minatorët ta blejnë vetë pensionin e tyre. U premtuat statusin por nuk u dhatë asgjë.
80 mijë lekë të vjetra pension për gratë e minatorëve të vrarë në punë. Atij qyteti i ka borxh të madh politika. Ne flasim për marrëveshje por atje nuk ka shëbim shëndetësor dhe kjo ka shkaktuar me dhjetra invalidë nga mungesa e kujdesit shëndetësor. Në bashkitë e djathta ka kohë që nuk bëhet asnjë investim.
Unë dhe opozita e përkrahim zgjatjen e marrëveshjes koncensionare që do të rrisë investimet në minierën e Bulqizës.