Albspirit

Media/News/Publishing

Ekuilibristi politik Meta dhe një mesazh i fortë për Ramën

Ekuilibristi politikMiratimi i reformës në drejtësi nuk e ka mbyllur çështjen e përplasjeve në koalicionin qeverisës.

Kreu i LSI, Ilir Meta ia doli të gjejë gjuhën e marrëveshjes, duke manovruar si një “ekuilibrist” politik, siç tregon kjo karikaturë e Bujar Kapexhiut.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI­së, Luan Rama, shpreh rezerva për mënyrën se si u hartua dhe u debatua reforma në drejtësi, për mungesën e transparencës, por dhe konceptimin e reformës si sfidë personale dhe si mjet kërcënimi për kundërshtarin politik. Në një intervistë për gazetën Panorama, Rama shprehet se miratimi i reformës përbën çeljen e një epoke të re për ndërtimin e shtetit të së drejtës.

Ai vlerëson si përcaktues rolin e kryeparlamentarit Meta në arritjen e konsensusit të plotë në Kuvend për këtë reformë, por dhe të ambasadorëve Lu dhe Vlahutin që, sipas tij, iu desh të zhvisheshin nga kostumi diplomatik e të bënin politikanin e modelit shqiptar.

I pyetur nëse ka një krisje në marrëdhëniet brenda koalicionit qeverisës, me një gjuhë të kujdesshme Rama shprehet se mungesa e besimit është një sëmundje e hershme e politikës shqiptare dhe se LSI-ja, sipas tij, është forcë politike që i respekton marrëveshjet, i respekton parimet dhe partneritetin.

“Nëse ne kemi rezerva, përkatësisht pretendime jo vetëm për 2-3 ministra, po për gjithë sistemin qeverisës në vend, e bëjmë pikërisht të nisur prej interesit madhor të shërbimit ndaj vendit. Në krye të rendit të angazhimeve tona është jetësimi i reformës në drejtësi, që ndryshimet kushtetuese që u bënë me aq mund, të mos mbeten në letër, po të bëhen të prekshme nga qytetarët që kanë nevojë për drejtësinë e drejtësisë”­ thotë ai. Sipas tij, me të “njëjtin angazhim e përgjegjshmëri do të punojmë për përmbushjen e të gjitha angazhimeve qeverisëse, duke e përkthyer konsensusin në votimin e reformës në drejtësi në vlerën reale që ai mbart e transmeton në mjedisin politik shqiptar”.

Please follow and like us: