Ish-deputeti shqiptar nga Maqedonia: Erdogan, më i rrezikshëm se Milloshevici
Ish-deputeti shqiptar në Maqedoni, Abedin Zymberi ka deklaruar se Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan është më i rrezikshëm sesa kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.
Zymberi në emisionin ‘Click Plus’, mbrëmë, deklaroi se Erdogani na ka përkëdhelë në disa raste, por është më i rrezikshëm se Millosheviqi që na ka sulmuar gjithmonë.
“Unë nuk e shoh të arsyeshme që kaq shumë energji të harxhohet për Turqinë. Jo pse nuk e duam Turqinë, jo pse nuk e mbështesim, jemi bashkëfetar me ta, por mua më ngacmon ajo që kur dikush fillon të na përkëdhelë ose të na lazdrojë, ne menjëherë kalojmë në anën e tij. Dhe unë nga këto njerëz, siç është Tajip Erdogani, i cili na ka përkëdhelur kohëve të fundit, na ka mbështetur në disa raste, unë ma shumë shoh rrezik tek ky sesa te Millosheviqi”, ka deklaruar ish-depueti Abedin Zymberi./Express/
Please follow and like us: