Albspirit

Media/News/Publishing

Juncker: Nëse Turqia rikthen dënimin me vdekje nuk bëhet pjesë e BE-së

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker paralajmëroi se kthimi i dënimit me vdekje në Turqi do të ndalonte procesin e integrimit të vendit në BE. Në një intervistë për televizionin francez “France2”, Juncker ka komentuar mbi situatën në Turqi pas dështimit të tentimit të grusht shtetit ushtarak më 15 korrik.

Juncker tha se për shkak të situatës së brendshme në Turqi nuk beson se Turqia do të mund të bëhet anëtare e BE-së.

Duke komentuar mbi debatin në Turqi në lidhje me kthimin e mundshëm të dënimit me vdekje, Juncker tha se brenda BE-së nuk ka vend për shtetet ku dënimi me vdekje është në fuqi.

“Në qoftë se Turqia kthen në fuqi dënimin me vdekje, ne në atë moment do të pezullojmë negociatat për anëtarësim”, ka thënë ai.

Please follow and like us: