Albspirit

Media/News/Publishing

Kalifornia vazhdon betejën me zjarrin

Kalifornia vazhdon betejën me zjarrin

Më shumë se 1600 zjarrfikës të hënën u përballën me flakët e një zjarri që u përhap me shpëjtësi duke rrezikuar jeten e qindra të evakuarëve në kanionet e thatësirës në veri të Los Angeles, duke shkatërruar 18 shtëpi, shkaktuar një viktimë dhe duke mbyllur edhe autostadën.

Autoritetet thanë se i ashtuquajturi “Zjarri i Rërës” kishte kaluar më shumë se 13 300 ha që në orët e para të mëngjesit , e nxitur nga erërat e forta dhe kushtet e thatësirës.

Zjarri ka kërcënuar një sërë komunitetesh përreth Santa Clarita, shumë pranë parkut kombëtar të pyjeve në Los Angelos tha drejtori i Qarkut të Los Angelos.

4155 hektarë zjarr dogjën gjithashtu një zonë bregdetare në Monterey, 300 milje në veri të Santa Clarita, duke bërë që autoritetet të shtojnë masat për evakuim për disa komunitete, tha një zëdhënëse e Cal Fire.

Një përson ka marrë lëndime jo serioze për jetën ndërsa një strukturë u shkatërrua zëdhënësja tha Amber Anderson.

Zjarri pranë Santa Clarita, i raportuar fillimisht të pasditen e të premtes, ka detyruar të paktën 1500 rezidentë të evakuohen nga shtëpitë e tyre pasi janë shkatërruar të paktën 18 shtëpi u tha në deklaratën për shtyp të departamentit të shtetit në Los Angelos.

Të gjitha komunitetet e prekura,janë rreth 65 km në veriperëndim të Los Angeles, në ose rreth maleve të San Gabriel, e cila është e përbërë me shtëpi shumë milionë dollarëshe.

Rreth 100 ndërtesa tregtarë në rrugën e zjarrit janë urdhëruar të evakuohen, thanë zyrtarët.

Një erë e papritur ka detyruar zyrtarët të anulojnë planet për rikthimin e banorëve në disa zona, thanë zyrtarët e zjarrit në rrjetin social Tëitter. “Të gjitha shpërnguljet do të mbeten në vend,” shtuan ata.

Autostrada 14 Freeway u mbyll për makinat për shkak të kërcënimit të zjarrit, tha në Tëitter Patrulla e Qarkullimit.

Në shtetin e Monterey në Kaliforninë qendrore disa komunitete kanë marrë paralajmërimet paraprake për evakuime ndërsa zjarri Soberanes në Parkun Kombëtar të Garrapata kishin konsumuar më shumë se 4,046 ha dhe vetëm 5 për qind e saj ishtë përfshirë, njoftoi NBC.

Trupi i një personi të paidentifikuar u gjet të shtunën vonë në një makinë të djegur në zonën e flakëve. Shkaku i vdekjes ende nuk është përcaktuar, thanë zyrtarët.

Ngrohja ekstreme, erërat e forta dhe terreni i thyer i thatë do të vazhdojnë të pengojnë zjarrfikësit, thanë zyrtarët, duke shtuar se ata janë ende duke u përpjekur për të identifikuar shkakun e flakëve të tërbuara.

 

Please follow and like us: