Albspirit

Media/News/Publishing

Konsensus – apo kapaku i një haleje 25 vjeçare?!

Arben Duka

 

Ai çast i madh e historik,
nuk më bën pjesë të haresë,
se kapakun shikoja-or mik,
si e vumë në grykë të halesë!

Një haleje çerek shekullore,
dhe kapakë floriri mund t’i vësh,
por pisllëqet edhe ndyrësitë,
për gjithë jetën brenda do t’i lësh!

Nëse ka njeri le të ma thotë,
kush në mëndje kapakun ua futi,
sepse një e ardhme dritëplotë,
s’mund të ngrihet mbi themele muti!

Për reformën s’qe ndonjë çudi,
përse plehrat në ekstazë kaluan,
se përfundimisht-me ligj të ri,
nga qelitë dhe prangat shpëtuan!

Domosdo që lidership’ i ri,
do të ndriste nga jashtë e nga brënda,
se me kushtetutë e ligj të ri,
shpëtoi nga akuzat më të rënda!

Tani pa dyshim të gjithë i dimë,
arkitektët e kësaj beteje,
dhe konsensus më saktë do të thotë,
kapaku i madh i një haleje!

Kur dëgjoj si mburren qelbësirat,
vetvetiu më shkrepet të vjellët,
ajo që s’u tha me zë të lartë,
qe një amnisti për kriminelët!

Kriminelët janë në gosti,
se përjetë i shpëtuan burgut,
dhe me kushtetutë e ligj të ri,
u mbyllën dhe rrugët e Strasburgut!

Kjo ishte pengesa që s’votonin,
“lidershipët” e mbytur në krim,
nëse amnisti u garantonin,
s’do kish më pengesa për votim!

Nuk e di nëse gjetkë ka ndodhur,
që kufij t’i vihen hetimit,
sepse Bota gjykon e dënon,
ende kriminelët e nazizmit!

Këtë ditë të gjithë e kishim pritur,
se e drejta qe bërë një varrezë,
mund të kemi të ardhme të ndritur,
por e djeshmja mbetet krejt e zezë!

Ndaj të gjithë s’janë të gëzuar,
nga kjo kushtetutë e ligj i ri,
se këtu ka mijra të lënduar,
që kurrë s’do marrin drejtësi!

Please follow and like us: