Kosova nderon viktimat e Munihut
Qytetarë të shumtë në Prishtinë kanë ndezur qirinj në nderim te viktimave të sulmit, të premten, në Munih të Gjermanisë, kur u vranë 9 persona, në mesin e të cilëve tre shtetas nga Kosova.
E diela ishte ditë zie kombëtare, e shpallur nga Presidenti Thaci.
Gjatë mbrëmjes qytetarë të Kosovës, nën organizimin e Ministrisë së diasporës, kanë ndarë dhimbjen dhe kujtimin për vilktimat me ndezjen e qirinjëve në Sheshin Zahir Pajaziti.
Flamuj në gjysmë shtizë në të gjitha objektet shtetërore të Kosovës janë ulur në shenjë nderimi për viktimat e sulmit në Munih të Gjermanisë, në ditën e zisë kombëtare për tre shtetasit e Kosovës që u vranë gjatë sulmit.
Të rinjtë nga Kosova të vrarë në Munih janë “Armela Segashi dhe Dijamant Zabërgja, si dhe shqiptarja Sabinë Sulaj e cila është në identifikim e sipër”.
MPJ e Kosovës në komunikatën e dërguar mbrëmjen e së shtunës njofton se është identifikuar së paku edhe një shtetase e Kosovës që rezulton në mesin e të plagosurve, ndërsa edhe dy të tjerë që mund të jenë nga Kosova.
“Përfaqësuesit e policisë gjermane, përmes komunikimit zyrtar me autoritetet e shërbimit diplomatik dhe konsullor të Republikës së Kosovës në Munih, kanë njoftuar se në mesin e të plagosurëve janë edhe tre shtetas tjerë sipas tyre aktualisht me status të panjohur të shtetësisë, Mirsad Jovanovic dhe Benet Adili, kurseLumnije Azemi e datëlindjes 20.04.1972 është shtetase e Kosovës.”, thuhet në komunikatën e MPJ-së.
Dhjetë persona, përfshirë edhe sulmuesin e dyshuar, një 18 vjeçar gjermano-iranian, i lindur dhe rritur në Munih, janë vrarë gjatë sulmit.
Policia gjermane tha se “nuk janë gjetur dëshmi” të lidhjes me grupin Shteti Islamik në dhomën e shtëpisë së të dyshuarit për sulmin ne Munih, por la të kuptohet se “kishte lidhje të qarta” me vrasësin masiv norvegjez Anders Behring Breivik.
I dyshuari i vetëm u gjet i vdekur vetëm një kilometër larg nga Qendra Tregtare Olympia ku ndodhën vrasjet, me gjasë i vetëvrarë në kokë, tha policia.
Autoritetet gjermane thanë se ai po i planifikonte sulmet për më shumë se një vit.
Zyrtarë të Qeverisë bavareze thanë se me gjasë ai kishte blerë revolen, të cilën e përdori për vrasjet, në mënyrë ilegale në të ashtuquajturin “rrjet i errët”
Tetë nga të vrarët ishin të rinj – dy turq, dy gjermanë, një hungarez, një grek dhe dy nga Kosova. Rreth 35 persona të tjerë u plagosën, por vetëm katër prej tyre kanë plagë nga plumbat.
Zyrtarë të qeverisë thanë në një konferencë me gazetarë se viktimat e suolmit nuk ishin objektiva specifike dhe nuk ishin as shokë të klasës së sulmuesit.
Shefi i njësisë për krime të policisë në Bavari, Robert Heimberger, tha se Sonboly ka vizituar vitin e kaluar qytetin e ëinnenden – një skenë e një sulmi në shkollë në vitin 2009 – dhe bëri fotografi.
Ai tha se prindërit e sulmuesit janë në gjendje shoku dhe nuk ka pasur mundësi të intervistohen.
Shefi i Policisë së Munihut, Hubertus Andrae, tha në një konferencë me gazetarë, të shtunën, se krimi dhe kryesi i tij absolutisht nuk kanë lidhje” me çështjen e fluksit të refugjatëve në Gjermani.
Andrae tha se sulmuesi – emri i të cilit nuk është zbuluar nga policia – ishte i obsesionuar me librat dhe shkrimet për vrasjet masive “që lidhen me maniakë”.
Prokurori i Mynihut, Steinkraus Koch, tha se i dyshuari kishte librin : “Rampage in Head: ëhy Students Kill” (Pse studentët vrasin).
Policia tha se “kishte një lidhje të qartë ndërmjet sulmit të Munihut me masakrën e para pesë vjetëve, kur u vranë 77 persona nga Breivik.
Njëzet e dy korriku i sulmit në Munih koincidon me 5-vjetorin e sulmeve në Norvegji.
Policia tha se sulmuesi vuante nga depresioni dhe se ishte në trajtim psikiatrik.
Një zëdhënës i zyrës së prokurorit të Munihut tha se Sonboly ka kaluar dy muaj i shtrirë në një institucion për kujdes mental në vitin 2015 dhe me vonë është trajtuar edhe jashtë tij.
“I dyshuari kishte frikë nga kontakti me të tjerët dhe ishte në depresion”, tha zëdhënësi.
Megjithëkëtë nuk ka dëshmi për çfarëdo motivi politik
Politikanët e lartë gjermanë kanë bërë thirrje për kontrolle më të rrepta të shitjes së armëve pas sulmeve në qendrën tregtare Olympia.
Shefi i policisë së Munihut u ka bërë thirrje mediave që të respektojnë privatësinë e atyre që janë prekur nga sulmi, ditën e hënë kur të hapen shkollat. (REL)