Albspirit

Media/News/Publishing

Kushtetuesja lë në fuqi shkarkimin e KLD, rrëzon gjyqtarin Neritan Tabaku

 

 

Ish-gjyqtari i Durrësit Neritan Tabaku humb betejën ligjore në Kushtetuese me Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Tabaku u drejtua kushtetueses me pretendimet se shkarkimi i tij në vitin 2012 dhe procesi i apelimit deri në gjykatë të lartë u krye jo në përputhje me ligjin dhe të drejtat e individit.
Por pavarësisht se nga 8 anëtarët që shqyrtuan kërkesën e ish gjyqtarit 4 votuan pro dhe 4 kundër pretendimet e tij u rrëzuan duke lënë në fuqi kështu shkarkimin dhe vendimin e kolegjit penal të gjykatës së lartë për mos pranim rekursi.
Tabaku u shkarkua nga KLD pasi asokohe ai u hetua për mos zbardhjen e vendimit gjyqësor të arsyetuar për shtetasin Ilir Xhakja i cili duke qenë në liri vrau shefin e policisë së Shijakut Adem Tahiraj.
Please follow and like us: