Albspirit

Media/News/Publishing

Lindsay Lohan dhunohet nga i fejuari rus! 

 

 

Pas muajsh të tërë qetësie, Lindsay Lohan rikthehet në origjinë.

Aktorja 30 vjeçare e zgjoi të gjithë rrugën duke bërtitur se i fejuari i saj po përpiqej ta mbyste. Kjo duket se ka ndodhur gjatë një debati të fortë në orën 5 të mëngjesit në shtëpinë e saj në Londër. Policia e hodhi derën në tokë për t’i ardhur në ndihmë artistes amerikane, 10 minuta pas zënkës, por e gjetën shtëpinë tërësisht të boshatisur. Më parë Lohan e kishte akuzuar të fejuarin e saj milioner se argëtohej me një prostitutë pas kurrizit të saj.

Me një sërë postimesh në Instagram, ajo jo vetëm e kishte sulmuar 23 vjeçarin rus haptazi, por i kishte treguar të gjithëve se ç’mendonte për të dhe për prostitutën e tij. Aty duket se Egor Tarabasov nuk ka duruar më dhe situata ka degjeneruar në dhunë fizike. Gjithmonë e njëjta Lindsay.

 

Please follow and like us: