Albspirit

Media/News/Publishing

Mediat gjermane: Thethi, mrekulli e pazbuluar në Evropë

Ambasada gjermane në Tiranë beri te ditur sot se mediat gjermane shkruajnë për alpet shqiptare, duke i konsideruar ato një mrekulli të pazbuluar në Evropë.

Nëpërmjet një postimi në faqen e saj në rrjetin social Facebook, ambasada gjermane në Tiranë shprehet: “Alpet shqiptare janë një nga zonat e fundit malore të pazbuluara në Evropë. Fshati Theth shtrihet në një luginë të rrethuar nga maja malesh prej më shumë se 2600 metra të lartë. Në vitet e shkuara është zhvilluar me ndihmën gjermane një ofertë turistike tepër e veçantë. Disa familje ofrojnë ndërkohë mundësi akomodimi dhe ushqimi në shtëpitë e tyre historike prej guri”.

“Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) ka këshilluar dhe mbështetur familjet dhe komunitetin e fshatit në zhvillimin e kësaj oferte. Gjithashtu, Thethi është pjesë e shtegut ndërkufitar “Peaks of the Balkans” që kalon përmes 192 km në zona të Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi. Ajo u ndërtua nga Shoqata Gjermane e Alpeve (DAV) së bashku me Projektin Gjerman të Bashkëpunimit për Zhvillim. Mediat gjermane e përshkruajnë Thethin si “një mrekulli “, shprehet amasada gjermane, duke venë në dispozicion dhe lingun http://bit.ly/2artYLQ.

Please follow and like us: